E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agirre jepdorëheqjen si trajner i Meksikës

TIRANE-Havier Agirre ka dhënë dorëheqjen si trajner i Meksikës, pas eliminimit në të tetat e finales nga Argjentina. Ai nuk mundi të bëjë dot realitet ëndrrën e meksikanëve për t’u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale që prej vitit 1986, ndërsa kombëtarja e këtij vendi është eliminuar pesë herë rresht në të njëjtën fazë. Agirre mori të gjitha përgjegjësitë për humbjen, ndërsa pasues i tij do të jetë Hoze Manuel dela Torre, ish trajner i Tolukas. Agirre e kishte drejtuar Meksikën edhe në Botërorin e vitit 2002 në Japoni e Kore, duke u eliminuar sërish në të tetat e finales nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meksika u eliminua në të tetat e finales nga Argjentina e Maradonës, në një ndeshje të mbushur me polemika për shkak të një goli të parregullt të shënuar nga Karlos Tevez.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›