E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria kambetur pa paraReagon Bode

TIRANE-Një ditë pas kryeminsitri Sali Berisha njoftoi zbatimin e vendimit për rritjen e pagave dhe pensioneve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi sot qeverinë se po ndërmerr hapa të gabuar dhe me kosto për ekonominë e vendit duke thelluar borxhin.
Në debatin e lrië 60 minutësh në sallën e Kuvendit, Brace theksoi se “Qeveria ka mbetur pa para dhe kjo është e qartë, ndaj është detyruar të rrisë në nivele të mëdha huamarrjen e brendshme”.
Gjatë fjalës së tij në seancën e radhës të Kuvendit, Braçe është shprehur se qeveria është duke marrë borxh nga depozitat financiare, për shkak se ka mbetur pa para nga keqmenaxhimi i buxhetit.

Ministri i Financave Ridvan Bode ka reaguar menjëherë nga fjala e Braces dhe ka theksuar se qeveria po bën përpjekje për të ulur borxhin publik dhe se kabineti e ka të mundur cdo vendim për rritje të pensioneve dhe pagave sepse janë rritur bindshëm të ardhurat në vend.

Duke iu përgjigjur ne kete manyre, akuzave të opozitës në Kuvend "se ku gjenden paratë për rritje pagash e pensionesh", se "po boshatiset arka e po na mbysin borxhet", Bode tha se sapo mora njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për mbylljen e muajit qershor dhe 6-mujorin e parë të këtij viti me realizim të të ardhurave.
Sipas tij, në muajin qershor të ardhurat në dogana arritën në 104%. Janë 2.3 miliardë lekë të ardhura të mbledhura më shumë se qershori i vitit 2009, tha Bode në Kuvend.
Bode bëri të ditur se në 6 mujorin e parë të 2010-s të ardhurat në dogana u realizuan 100%, me një rritje prej 16% më shumë se 6-mujori i pari i vitit 2009.
"Një ekonomi që rrit nga viti në vit të ardhurat, në një sektor si doganat, do thotë që nuk është një ekonomi që meriton lotët e krokodilave politikë, por një ekonomi që manifeston dinamizëm", tha ministri i Financave, Ridvan Bode.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›