Parlamenti i ri, debat Topalli-Berisha
14/03/2012 Shpallet firma fituese për parlamentin e ri, përplasen Topalli me Berishën
Berisha: S’mund të jesh vetë vali e vetë kadi
Kryetarja Topalli kishte vendosur të shpallte fituese firmën italiane
Është shoqëruar me debate mes Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit shpallja e studios fituese që do të ndërtojë kompleksin e ri parlamentar atje ku ndodhet sot Piramida. Debati mes krerëve të mazhorancës, anëtarë të Komisionit Shtetëror të ngritur për këtë qëllim, u përqendrua te kostoja me të cilin do të realizohet ndërtimi. Studioja vjeneze e kishte më të lartë ofertën e saj për ndërtimin parlamentit të ri, pas studios italiane “Mario Cuçinello”, e cila u vendos si fituese për shkak të ofertës nga ana e Kryetares së Kuvendit, por Komiteti vendosi të respektojë vendimin e jurisë ndërkombëtare, e cila shpalli fitues projektin “Maketin 11022 T”, paraqitur nga studioja “Coophimelb (L) Au”. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh pro projektit vjenez, edhe pse çmimi për zbatimin e tij është i lartë. Sipas tij, diferenca ndërtimin e këtij projekti me projektet e tjera varion 2-3 milionë euro, ndaj kërkoi që të respektohet edhe vendimi i jurisë. “Shuma është 2.5 milionë euro, pak më shumë ose pak më pak. Të marrësh tani e të bësh siç thotë populli ‘vetë vali e vetë kadi’, kjo e qytetëruar nuk është. Kemi të bëjmë me një vendim ndërkombëtar, atë përzgjedhje që bënë këta zotërinj unë mund të them se nuk mund të jem dakord. Nuk është problem i kostos, por problem i vendimit. Ne këtu marrim funksionet e një jurie, gjë e cila nuk përbën vlerë”, - tha Berisha. Por për Kryetaren e Kuvendit zbatimi i projektit të parë është një rritje e kostos së projektit. “Natyrisht, dilema është midis së bukurës, së veçantës, unikes dhe një diference që shkon deri në 4 milionë euro”, - tha Topalli. Më herët në fjalën e saj kryeparlamentarja, duke vlerësuar konkursin si një proces tejet të rëndësishëm, vlerësoi transparencën dhe konsultën me publikun si dhe me ekspertë të arkitekturës.
Kundër idesë së Topallit ka dalë dhe kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, i cili u shpreh: “Duke qenë anëtar më pak ekzekutiv i këtij Komiteti Shtetëror, unë do të isha i fundit që do të vija në balancë faturën financiare të këtij projekti me vlerat arkitektonike. Për sa kohë nuk dëgjoj vajtimin e ministrit të Financave, ne duhet të respektojmë vendimin e jurisë”, – tha Patozi. Në fund u votua në favor të firmës vjeneze.
Ridvan Bode
“Ne nuk jemi në kushtet që të marrim kompetencat për të vlerësuar se cili është projekti më i mirë. Ne jemi thjesht për të garantuar procedurat ligjore të këtij procesi. Në përputhje me atë që ne kemi, duhet të miratojmë projektin më të mirë. Nëse kemi detyrimin për të respektuar projektin me koston më të ulët, ne nuk mund të themi se kjo i kalon kompetencat tona. Pra, mendoj se, nëse i është lënë atij komisioni ekspertësh të përzgjedhë, atëherë janë ata që bëjnë vlerësimin”, – tha Bode.
Lulzim Basha
“Në qoftë se ekziston mundësia për një sesion të ri konsultimi me qytetarët, edhe në kuadër të përfundimit të planit urbanistik dhe të konkursit ndërkombëtar që ne sapo përfunduam për bulevardin e ri dhe numrin e Tiranës. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh ajo që ju theksuat se kemi të bëjmë me një vendimmarrje ekspertësh. Kemi të bëjmë me një kuadër ligjor, i cili në formë dhe për nga instrumentet që e kanë aprovuar është superior ndaj vendimmarrjeve bashkiake”, - tha kryebashkiaku i Tiranës.
Sali Berisha
Berisha e ftoi Komitetin që të respektojë vendimin e jurisë. “Nuk gjej një motiv solid që ne të mos e respektojmë atë. Është bërë mirë që është medituar thellë, që është eksploruar për mundësi të tjera, por gjykoj se nuk përbën një bazë që ne të përmbysim vendimin e jurisë. Nuk ka një bazë që ne të marrim një vendim tjetër.”
Jozefina Topalli
Në fjalën e hapjes së mbledhjes së djeshme kryeparlamentarja Topalli tha: “Ndërtimi i parlamentit të ri është pa dyshim një vepër madhore, një simbol kombëtar për jetën politike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ky është edhe një monument i demokracisë, kjo është arsyeja se pse është vepër e trefishtë.”