Moratoriumi i skaduar ende në fuqi, pronarët e skafeve lajmërojnë padi në prokurori

Ligji 3 vjeçar për mosdaljen në det të këtyre mjeteve ka skaduar prej 3 javësh
Afati ligjor i moratoriumit të skafeve që ka filluar në 2006 tashmë ka disa javë që ka përfunduar, por policia kufitare në Durrës si deh ajo e Vlorës vazhdojnë zbatimin e këtij moratoriumi megjithëse kjo tashmë duke mos u mbështetur në asnjë ligj është një veprim i dënueshëm dhe abuziv që shumë shpejt do të sjellë edhe denoncimet e para në prokurori nga pronarët e skafeve, të cilët ligjërisht janë të lirë të lëvizin me mjetet e tyre të ujit. Aktualisht, pronarët e mjeteve të vogla lundruese nuk mund të dalin në det. Ligji nr 9509 i datës 3.4.2006 Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë ka skaduar momentalisht, sepse në nenin 2 të tij thuhet se afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Ligji i mësipërm është shpallur me dekretin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu nr 4843 të datës 25. 4. 2006, ndërkohë që duke llogaritur edhe fillimin e vlefshmërisë së tij (hyrjen në fuqi 15 ditë pas shpalljes në fletoren zyrtare), ky ligj ka pushuar së ekzistuari. Tashmë që në Durrës, Vlorë e në të gjitha qytetet e tjera bregdetare ka filluar sezoni turistik, qindra pronarë skafesh dhe mjetesh lundruese që i kanë mbajtur të kyçura për tre vjet këto mjete, kanë kërkuar që të jepet leja për daljen në det. Por pronarët e mjeteve lundruese kanë ndeshur në pengesa për të nxjerrë në det skafet e tyre që kërkojnë ti vënë në shërbim të turistëve. Ata kanë bërë të ditur se nuk iu jepet leja nga komandanti i kufirit për nxjerrjen e mjeteve në det. Në Durrës ka më shumë se 100 pronarë skafesh dhe mjetesh me fuqi të vogël motorike që kanë dokumentacion të rregullt, por që nuk lejohen të dalin në lundrim. Po aq thuajse janë edhe në Vlorë. Shumë pronarë skafesh dhe mjetesh të tjera motorike që janë ndaluar deri tani të dalin në det për shkak të këtij memorandumi pohojnë se mezi kishin pritur një ditë të tillë dhe ishin përgatitur për të dalë në det, ligjërisht dhe jo fshehurazi. Mirëpo nuk kanë mundur ta bëjnë dot këtë gjë sepse kanë marrë kërcënimin që po dolën në det do tu sekuestrohet mjeti. Ata tregojnë se kanë shkuar në drejtorinë e policisë së qarkut nga ku i kanë drejtuar në drejtorinë rajonale të kufirit dhe migracionit por edhe aty nuk kanë marrë vizën për të dalë të lirë në det. Në drejtorinë e Vlorës dhe asaj të Durrësit tregojnë se nuk mund ti lejojnë skafet dhe mjetet e tjera motorike detare të dalin në det sepse ende në drejtorinë e tyre nuk ka mbërritur një urdhër i veçantë për këtë problem. Aty pohojnë se janë të njohur me afatin kohor të përfunduar të memorandumit por presin një urdhër nga ministria për të lejuar skafet dhe mjetet e tjera të dalin në det. Drejtori Myzafer Elezi pohon se njihet me problemin dhe po ashtu pret një urdhër me shkrim nga drejtoria e përgjithshme për të vepruar më tej. Ndërsa vartësit e tij tregojnë se ashtu siç u morën urdhra dhe udhëzime të veçanta se si do të veprohej me zbatimin e këtij memorandumi po ashtu po priten edhe urdhrat dhe udhëzimet për të kundërtën, domethënë për ato mjete që do të lejohen të dalin në det. Nga ana tjetër, pronarët legjitimë të këtyre mjeteve kanë ditë që trokasin në drejtoritë përkatëse për të mësuar nëse ka mbërritur një urdhër i tillë, apo jo.
Pronarët e skafeve tregojnë se posedojnë të gjithë dokumentacionin e domosdoshëm nga Kapiteneria, dëshminë e aftësisë e lëshuar nga Regjistri Detar, certifikatën e inspektimit, librezën e lundrimit të mjetit, por sipas tyre është e çuditshme që pengohen akoma në një kohë që ligji i moratoriumit të skafeve ka skaduar. Shumica e mjeteve që disponohen nga pronarë të ndryshëm në Durrës, Vlorë dhe më gjerë janë mjete lundruese shëtitëse. Ato përdoren gjatë stinës së verës për turizëm, por një kategori tjetër përdor edhe motorët e ujit. Tashmë që ky ligj ka skaduar moslejimi i këtyre mjeteve nga ana e policisë kufitare është i padrejtë dhe është një vepër penale që duhet ndëshkuar nga prokuroria dhe tashmë janë pronarët e skafeve që po bëhen gati të denoncojnë këtë pengim abuziv të daljes në det të këtyre mjeteve.