Amerikanizmi Berishian dhe europianizmi i qetë, por i mekur deri në frikësim i Ramës!
(Kur ngjiresh në tribuna, apo kur këndon këngë në videoklip?!!)
Nga Besi BEKTESHI
Në fillimet e viteve 90, Berisha me dëshirën e madhe për të qenë edhe në forma një proamerikan edhe shtrëngimin e duarve me të huajt dhe sidomos me amerikanët e bënte me një të ngritur të lehtë të bërrylit dhe energjinë e individit të fortë. Patjetër që individi i fortë që rrezaton energji dhe që ec shpejt dhe me hapa të sigurt, që arrin të lartësohet mbi të tjerët si me lartësi trupore, gjeste dhe zë është një karakteristikë e liderëve të fortë në politikë dhe sidomos e amerikanëve. Berisha i përdor mirë këto karakteristika edhe tani kur nuk është më një 54 vjeçar dhe që megjithëse gëzon shëndet të plotë përsëri mosha është evidente. Por Berisha ka edhe shpirt të veçantë që i jep një rini edhe pse shpesh herë të denatyralizuar, por gjithsesi ja jep forcën e duhur për të qenë gjithmonë në krye. Berisha nuk është një amerikan por përpiqet të imitojë dhe arrin deri në art, të jetë i tillë në sytë e shqiptarëve që gjithmonë kanë qenë të dashuruar mbas lartësive, mustaqeve dhe hapave të mëdhenj, por edhe mbas lëvizjeve të forta dhe të sigurta dhe fjalëve të forta dhe të larta si në tone dhe brendi të fjalive. Shqiptarët nuk mërziten nga retorika dhe impresionohen edhe nga lartësia e premtimit kur thuhet me pathos edhe pse më shumë se gjysma, kuptojnë se është një gënjeshtër gati e pa arritshme. Në fakt modeli i Berishës është modeli sundues i liderit të fortë me rrethacakë anash tij, që nuk kanë as fuqinë morale dhe fizike por edhe sugjestionuese të tij. Rrethohet edhe nga njerëz që nuk kanë kapacitete dhe origjinalitet në mendim, por edhe pavarësi të plotë ideore. Në këtë mënyrë lideri maksimus i PD-së ka ndërtuar jo PD-në, por Berishizmin partiak ose më mirë një imitim jo demokratik të Gaull-izmit në qoftë se do të kemi parasysh perëndimin, sepse në lindje pastaj ka sa të duash. Berisha në fakt është PD-ja dhe i pëlqen kjo punë tia thuash, e me sa duket, sa më tepër shkon mosha aq më tepër ka rëndësi Berisha dhe më pak PD. Të gjithë të tjerët janë dorëzuar përpara vullnetit të tij dhe ose kanë humbur ose janë tërhequr ose janë kthyer në qoftë se duan të bëjnë karrierë në partinë Berishiane. Ky pastaj i ka pritur përsëri. Të tjerët që janë kundërvënë ose kanë pasur kapacitete o kanë ikur vetë ose është kujdesur Berisha që ato mos të kenë vend në partinë e tij. Aksionet e PD-së i ka Berisha dhe duhet thënë se i ka me zotësi edhe pse jo me kaq ndershmëri ashtu sikundër shumë multi miliarderë nuk e kanë me ndershmëri perandorinë e tyre financiare dhe ekonomike. Përveç kësaj, Berisha në vitin 2009-të nuk është më personi që gabon në përllogaritje edhe pse vepron gjithmonë në kokën e tij. Ai përshtatet si me jashtë dhe brenda dhe me sa duket, është njeriu numër një që njeh mirë karakterin e popullit të tij. Patjetër që Rama është më i gjatë dhe më natyrë sportive dhe artistike. Në fillimet e tij ai ishte pikërisht një model ritmi dhe karizme pothuaj amerikane dhe me baza irlandeze dhe nga pse nganjëherë me ngjyrat latine. Patjetër që atë e ndoqi kur nxirrte pathosin e zërit të tij dhe gjestet, një pjesë e madhe e rinisë. Patjetër që Ramën në fillimet e tij, një pjesë e madhe e kujtuan se është i drejtpërdrejtë. Kjo do të ishte tepër e rëndësishme, sepse do të dallonte nga Berisha që është i fortë por jo i drejtpërdrejtë se sa i drejtpërzhdrejtë nga që në shumë raste, ka një tjetër mendim pas atij që deklaron. Sepse kur ka qenë shumë i drejtpërdrejtë është ndëshkuar ashpër si nga brenda dhe të huajt pasi në të drejtpërdrejtën e tij ka dalë pastaj edhe formimi në shkollat edhe sallonet e diktaturës. Sot Berisha ka arritur të besojë për të vërtetë iluzionin, por kjo është një tjetër temë. Kryetari i PS-së që mbas kongresit që i dha aksionet e shumicës në PS, ka vendosur të jetë i qetë si një europian i vërtetë ku politika moderne ka nisur prej shekujsh. Ai nuk nxehet në reagim përpara kamerave. Nuk nxjerr më lartësi zanore dhe gjestesh, nuk arrin të nervozohet (ose arrin, por kontrollohet) për të dalë te aksioni me trajta të mëdha karizme dhe aktorllëku që njerëzit të thonë po pasionohemi pas tij. Rama ka humbur një pjesë të elektoratit që do një lider pasionant. Sepse ka pasur me sa duket dy trysni. Në përgjithësi shqiptarët e kanë shumë të kollajshme të ndahen në dy grupe kur një njeri bërtet, dhe thotë me pathos të vërtetat e tij. Gjysma thonë është i marrë dhe gjysma thonë i marrë i marrë, por ka të drejtë. Pa lënë pastaj jashtë kësaj, se një pjesë e mentalitetit në këtë vend është se ai që bërtet ka më shumë të drejtë. Rama pastaj ka dashur që në sytë e europianëve, të jetë një lider i gjatë dhe tepër i saktë në qetësinë e tij politike, duke deklaruar që nuk jam politikan, por që po përpiqet të drejtojë dhe krijojë një politikë të re, për ta palosur mbi të vjetrën.
Palosur, sepse nuk besoj se Rama beson që do të largojë krejtësisht politikën e vjetër. Rama edhe opozicionin e tij dhe partisë së tij, megjithse nuk ka arritur ta ketë Ramiste e ka bërë të qetë dhe me arsyetimin e politikës së re. Nejse kjo është edhe sfida, në se ai nuk e ka prej frikës këtë politikë të re. Sepse janë shumë që deklarojnë se Rama ka frikë edhe se kjo frikë shpjegon edhe dobësinë opozitare dhe atë të reagimit, apo edhe të lançimit të ideve të forta dhe po ashtu edhe të përtypshme shpejtë nga shqiptarët.
Megjithatë edhe po pati frikë edhe po të ketë idenë e një qetësia tipike europiane e njëjta gjë është, se përballë është Berisha që nuk ndryshon në këtë pikë. Por problemi tjetër është, se edhe një pjesë e madhe e popullit nuk ndryshon njësoj si Berisha. E për këtë Rama thotë përtej të majtës dhe të djathtës për të bërë të pa mundur pastaj përqendrimin e votave vetëm si ardhje nga e majta. Në një nga studimet e disa mediave është thënë se shqiptarët do të votojnë për partitë dhe kaq. Pra nuk do të kenë parasysh kandidatët. Nuk ka për të qenë e vërtetë. Së paku jo kaq shumë se trumbetohet.
Shqiptarët do të votojnë kryesisht për Berishën dhe Ramën dhe pastaj do të shohin si siglat e partisë dhe kandidatët për tu njësuar me to. Tentativa për të ulur rolin e kandidatëve është shumë qëllim i të majtës dhe me sa duket duhet thënë e frikës së Edit për të bërë lista partie dhe shpallur ato, por edhe për ti shkuar trendit të fortë të prezantimit. Shembulli më tipik është qyteti tradicional i fitores së demokratëve që është Shkodra. Gjithmonë personalisht e kam kritikuar mekjen dhe memecërinë e PS-së në këtë qytet edhe pse padyshim në lidershipin e saj dhe forumet dhe bazë ka shumë njerëz të qytetëruar. Sot përballë PD-së, Edi Rama që ka përpiluar listën e përfaqësimit ka lënë të pa kënaqur një pjesë të madhe të forumeve dhe bazës së partisë socialiste në qytetin Shkodër. Qetësia Europiane e Ramës dhe maturia e tij në lista së paku në Shkodër edhe pse është bërë një tentativë koherence dhe politike rajonale dhe fetare në përzgjedhje nuk shkon drejt të guximshmes dhe realisht qytetares si Shkodër.
Në qoftë se Berisha dhe Topalli vendosin katër të parë plotësisht katër qytetarë të Shkodrës dhe që qyteti i njeh dhe i ka afër për nga origjina, por edhe nga besnikëria që tregojnë ndaj pikërisht Berishës dhe Topallit, Rama ka luajtur me qarkun e Shkodrës duke vendosur së paku tre njerëz në radhët e para që në Shkodër qytet, i njohin shumë pak ose nuk janë pjesë e tij. Bie fjala po të ecë në pjacë zoti Beqja e njohin shumë pak edhe pse është padyshim një emër i ri dhe praktikisht i linjës së re të Ramës. Por edhe Tom Doshi padyshim një prej fitimtarëve në zonat jashtë qytetit kryesisht me zotësinë e tij personale nuk mund të konsiderohet një guxim i Ramës për qytetin. Padyshim dhe kandidati i tretë Kola i Pukës nuk është ndonjë lajtmotiv qytetar i Shkodrës. Doktori Beci i katërti është qytetari që e takon shpesh në Shkodër, po pikërisht këtu fillon të vështirësohet lista e qytetit dhe qarkut, sepse kaq fuqi ka PS-ja në qark. E pesta është një pedagoge e mirë e universitetit të Shkodrës, por zonja Hoxha padyshim nuk mund të konsiderohet brenda vijës së verdhë të sigurisë socialiste për fitore. K