Shkodër- Ekzekutohen mbesë e gjysh, në kërkim autorët
Shkodër- Një vajzë 17 vjeçare dhe gjyshi i saj 70 vjeçar janë ekzekutuar me armë pasditen e sotme në fshtin Kir të Shkodrës.
Sipas policisë autorët janë dy persona të cilët kanë qëlluar për vdekje vajzën Marie Çuku dhe gjyshin e saj Kol Çuku. 17 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëheshme, ndërsa i moshuari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Mësohet se në moimentin e vrasjes të dy persona kanë qenë duke punuar në tokën e tyre.
Blutë e Shkodrës informojnë se është bërë indetifikimi i autorëve, por nuk bëhet i ditur indetiteti, ndërsa nuk ka ende informacion mbi shkaqet e ngjarjes.