Berisha, kontroll në Sanatarium
http://www.youtube.com/watch?v=1nms5Cap7MU
Kryeministri, Sali Berisha, ashtu si në fund të vitit të kaluar ia janë rikthyer problemet shëndetësore. Vizita e Berishës në Sanatorium ka tërhequr vëmendje për shkak të pranisë së shumtë të forcave të sigurisë. Gjatë ditës së sotme Berisha nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet publik, madje nuk ishte i pranishëm as në seancën parlamentare.
Pasditen e sotme ai i është drejtuar Sanatoriumit për një kontroll. Sipas informacioneve nga kryeministria, thuhet se Berisha nuk ka probleme serioze me shëndetin por bëhet fjalë vetëm për një kontroll për shkak të një viroze.
Në fjalën e mbajtur me rastin e 21-vjetorit të themelimit të PD-së, me 13 dhjetor, Berisha shfaqi probleme pasi pati gjendje të fikëti. /F.S/
* * *
Edhe pse kreu i qeverisë anuloi vizitën e parashikuar për të zhvilluar në shtetit fqinj të Malit të Zi, i është rikthyer punës së përditshme. Ndryshe nga ditët e zakonshme, Berisha ka shkuar në zyrën e tij disa orë me vonesë, por gjithsesi nuk ka preferuar të pushojë edhe pse gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet mirë.
Mbrëmë, gjatë fjalës që Berisha po mbante me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, pësoi një gjendje të fikti. Më pas, mediat u njoftuan se kryeministri ishte prekur nga një virozë dhe se kishte ditë që po mjekohej. Gjithashtu u bë e ditur se gjendja e tij është e stabilizuar.
* * *
Mesazhi i Rames per Berishen ne rrjetin social Twitter:
“Sapo degjova per sekelldine e Saliut ne feste. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht qe te mos jete asgje serioze per shendetin. Te shkuara!”
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka ndërprerë fjalimin e tij gjatë 21-vjetorit të Partisë Demokratike. Berisha është kontraktuar gjatë mbylljes së fjalimit duke mbërthyer fort podiumin. Pasi per momente te tera ai nuk po ndihej me, i jane afruar persona te stafit.
Ai është shoqëruar nga truprojat e tij ndërkohë që festimet në Pallatin e Kongreseve janë ndërprerë. Stafi i Berishes njoftoi pak minuta me pas se Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore sipas tyre ne banesen e tij. Gazetare e fotografe qe kane qene ne vendngjarje, pohuan se ai eshte futur ne makine nga badigardet dhe Liri Berisha dhe me pas makina eshte larguar me shpejtesi.
Kreu i kuvendit Jozefina Topalli tha se kryeministri pesoi nje gjendje te fikti per shkak te nje viroze. Tjeter version dha ne linje telefonike per Shekullin ministri i shendetesise Vasili. Sipas tij, Berisha pesoi nje kolpo tensioni. Njerez afer Berishes pergenjeshtrojne zerat se ai u dergua me ambulance ne ambjentet e nje spitali privat ne Tirane
