Moratti Benitez u veteshkarkua

Benitez - “Ai e dinte që nuk dëshiroja që çështja të bëhej publike, sepse mund ta kishim biseduar qetësisht mes nesh. Nuk dua të flas keq për të, edhe sepse nuk dua të hyj në jetën e një njeriu që thotë diçka dhe bën diçka tjetër”.
Leonardo – “U gëzova që telefonata ime ishte një surprizë e vërtertë për të, por askush nuk duhet të mendojë se e zgjodhëm për inat të milanistëve. Thjesht menduam se ai ishte zgjedhja më e mirë e mundshme për të nisur një projekt të ri”.
Milito – “Diego ishte i mrekullueshëm, të paktën deri në verë. Ishte i shkëlqyer sidomos për zgjuarsinë e treguar në fushë. Më vjen keq edhe për dëmtimin e Samuel sepse mendoj se arriti të ishte mbrojtësi më i mirë në botë në një pikë të caktuart të sezonit”.
Sezoni – “Do të jap notën 9,5 sepse për të marrë dhjetën duhet të kishim fituar Superkupën e Europës në Montekarlo. Momenti më tensionues ishte ai i ndeshjes së fundit të kampionatit të shkuar, në Siena. Prisja që të shënonim që në pjesën e parë”.
Mourinho – “Ai është nga ata njerëz që nuk di të bëjnë kompromise. Atë duhet ta lësh të punojë ashtu siç di, në 100% të mënyrës së tij. Nëse i heq diçka, atëherë i heq edhe entuziasmin me të cilin punon dhe fiton”.