E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baksuzi i vitit

Nga Express më 31 dhjetor 2010 në ora 09:45

Albert Bunjaku ka qenë baksuzi më i madh i vitit, ndër sportistët kosovarë. Pas fillimit fantastik të eksperiencës me Nurnberg, sezoni i dytë i tij në Bundesligën gjermane ka qenë i pafat.

Në fakt, 27-vjeçari, në pjesën e parë të vitit ‘agjëronte’ pa dashje, duke mos e gjetur golin për 823 minuta. Mirëpo, në pjesën e dytë të vitit atë e kapi taksirati, pasi që e pësoi edhe më keq.

Gjilanasi e lëndoi gjurin në fillim të këtij sezoni, në një ndeshje kampionale ndaj Hamburgut, me ç’rast iu nënshtrua intervenimit kirurgjik kah mesi i shtatorit dhe pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.

Përfaqësuesi zviceran ka filluar ta marrë veten dhe po punon intensivisht, por ai nuk do të mund të luajë para muajit mars.

Futbollisti kosovar e ka pranuar se kjo ishte periudha më e vështirë në karrierën e tij. Ai shpreson që mos t’i përsëritet më ky lëndim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›