Trezeguet nuk lëviz nga Hercules

Nga Express më 31 dhjetor 2010 në ora 07:04
David Trezeguet e ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në ekipin spanjoll, Hercules.
Francezi shpesh e ka përsëritur vendimin e tij përmes menaxherit, Antonio Caliendo dhe përmes drejtorit sportiv, Paquito Escudero.
“Kam arritur këtu në Hercules me synimin që të luaj mirë dhe objektivi im është që t’i demonstroj vlerat dhe ambiciet e mia”, tha Trezeguet për të përditshmen spanjolle, Marca.
33 vjeçari nuk brengoset shumë për problemet financiare të klubit. Ai premton se do të mbetet në klubin spanjoll së paku deri në verë.
Ish futbollisti i Juventusit, gjatë javëve të fundit ishte bërë objektiv i disa skuadrave evropiane.