Moratti: Po rikuperohemi hap pas hapi

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se zikaltërit po rikuperohen nga fillimi zhgënjyes i kampionatit.
Skuadra nga Giuseppe Meazza dështoi të gjejë formën më të mirë në muajt e parë të sezonit dhe e pa veten në fundin e tabelës së Serie A deri disa javë më parë.
Megjithatë ata tani janë ngjitur në vendin e pestë në renditje pas një serie prej pesë fitoresh në gjashtë ndeshjet e fundit, që e ka kënaqur edhe Morattin.
“Gjërat fillojnë të ngjiten dhe ne jemi duke u rikuperuar hap pas hapi. Prandaj, kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Moratti për faqen zyrtare të klubit.