Xhani De Biazi: Ja Shqipëria ime (1)

/* */
Xhani De Biazi, tashme edhe zyrtarisht e nisët ditën e parë si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.
Mirëdita të gjithëve dhe më falni, që nuk e flas gjuhën tuaj (shqipe), por shpresoj që do të kuptoni kuptimin e fjalëve të mia. Para së gjithash, dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë që më dha. Në këtë periudhë, kam menduar shumë për ndjenjat e mia, për të shprehur atë që unë kam ndierë brenda meje. Do të thosha dy gjëra, që mund t’i sintetizojnë ato: ndjej krenari të jem këtu dhe përgjegjësi të madhe. Krenari, që jam zgjedhur nga një Kombëtare, si ajo e juaja (shqiptare), e një vendi që dëshiron të rritet në të gjithë sektorët, nga ekonomia deri të qëllimet sportive. Përgjegjësia, e di që do të jetë e madhe, pasi impenjimi im do të jetë ai të bëjë të mundur rritjen të Kombëtares, për të kërkuar dhe sjellë një mentalitet të ri, në mënyrën për të vepruar dhe punuar. Përgjegjësia ime, do të jetë edhe ajo, në kërkimin e përmirësimit të të gjitha aspekteve që do të kontribuojnë në arritjen e objektivave. Do të sjell të gjithë eksperiencën, që unë kam përfituar gjatë këtyre viteve gjatë punës sime në klube të ndryshme. Një gjë e madhe, sipas meje, do të jetë organizimi për dy objektiva të mëdha: e para, një organizim struktural, në të gjitha nivelet e futbollit, duke filluar nga skuadra e parë dhe sektorit të të rinjve, dhe, e dyta, të organizojmë një skuadër Kombëtare, mbi bazën e së cilës të punojnë edhe skuadrat e moshave. Sot, premtimi që më duhet të bëj, është se do të jap gjithçka nga vetja ime, do të punoj shumë fort për të arritur këto objektiva, së bashku edhe me bashkëpunëtorët e mi, duke shpresuar se do të rrisim të gjithë lëvizjen futbollistike shqiptare. Gëzuar Vitin e Ri!
Sa e njihni Shqipërinë dhe sa jeni të informuar për ekipin Kombëtar?
Kam krijuar tashmë një ide, pasi kam parë disa filmime, dhe gjithashtu kam kontrolluar edhe renditjen e Shqipërisë në FIFA. Pashë që, në muajt e fundit ka një rënie në renditje, duke marrë në konsideratë faktin se në muajin maj (2011), Shqipëria ishte e 50-ta. Tani ka humbur 27 vende. Do të kërkojmë të analizojmë motivet dhe ta mbyllim këtë hemorragji sa më shpejt dhe ta përmirësojmë këtë aspekt.
Duke pasur parasysh eksperiencën tuaj të pakët në nivelin e Kombëtares, dhe nisur nga fakti se ju nuk keni qenë zgjedhja e parë zotit Duka, a mendoni se ky është një dizavantazh për ju me kandidatët e tjerë?
Nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk e di. Nuk e di nëse unë kam qenë apo jo zgjedhja e parë.
Ju thatë, se puna juaj do të konsistojë në përmirësimin e Kombëtares, arritjen e objektivave, me qëllim që pas dy vitesh, në përfundim të kontratës t’u lindë edhe e drejta e rinovimit. Cilat janë objektivat realë të Kombëtares suaj?
Nuk më pëlqen që, sot të them budallallëqe të tipit se do të bëj këtë apo atë. Shitës tymi, thuhet andej nga anët tona (në Itali). Unë jam një person real, që kërkon të marrë vizionin e realitetit aktual. Besoj se, dhe ju e dini realitetin e Shqipërisë. Nuk duhet t’i qasemi asaj në Spanjë, por na duhet të bëjmë hapa përpara, gradualisht. Shtëpitë ndërtohen nga themeli, baza, dhe kurrë nga çatitë, pasi përndryshe do të na zinin këmbët tona. Do të kërkojmë të punojmë në thellësi. Për të bërë të mundur rritjen e një lëvizjeje të futbollit këtu, sigurisht që kemi nevojë për kohë, për struktura. Është e qartë që, të gjithë kërkojë që të bëjnë shumë shpejt rezultate. Por, rezultatet nuk janë fryt i fantazisë, por i realitetit, i prekjes me dorë të realitetit. Unë duke prekur me dorë realitetin, do të kem dhe kohën të njoh mirë, dhe ju të kuptoni mënyrën time të të punuarit, qasjen time dhe më në fund, ndoshta mund të bëjmë edhe disa gjykime së bashku.