E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti kërkon Kupën e Italisë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, shpreson të përfundojë sezonin me një trofe të fituar "Kupën e Italisë".

Por Moratti ka frikë edhe nga rivali i finales së Kupës, Palermo.

“Shpresoj se Interi do ta fitojë trofeun dhe shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Megjithatë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne pasi trofeu, në këtë moment, do të thotë shumë për Palermon”, ka thënë Moratti.

Dy ekipet do të përballen me njëri-tjetrin në Olimpico të Romës më 29 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›