E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele Cruyff dhe Platini me te mire se Messi

Për legjendën braziliane të futbollit, Pele, argjentinasi Lionel Messi është sot lojtari më i mirë në botë, por Johan Cruyff, Michel Platini apo Alfredo Di Stefano kanë qenë shumë më të mirë.

“Njerëzve u pëlqen të bëjnë krahasime dhe duket se kanë harruar Cruyff, Platini, apo Di Stefano, që kanë qenë më të mirë se Messi”, ka deklaruar Pele.

Në një intervistë për gazetën kiliene “La Tercera”, “O rei” nënvizon se për lojtarët koha kalon shpejt dhe ai vetë është në pritje të shohë se sa do të zgjasë lavdia e Messi-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›