E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mbetet në City

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 13:11

Carlos Tevez është shndërruar në një telenovelë spanjolle. Sulmuesi argjentinas gati çdo javë e ndërron mendimin, herë thotë se do të rri në Manchester City, e herë do të largohet. Por, duket se vendimi i tij përfundimtar ka arritur në këtë moment.

Ish futbollisti i Manchester United dëshiron të mbetet tek ‘Citizens’. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i këtij ekipi, Roberto Mancini. “Unë mendoj se Tevez do të mbetet këtu. Ai dëshiron të mbetet. Kam biseduar me të duke e pyetur se çka e ka ndërmend të bëjë dhe ai mu përgjigj: mendon se dëshiron të largohem?”, tha trajneri italian. Inter e Real Madrid mbeten në shënjestër të futbollistit kualitativ nga Argjentina, i cili në të kaluarën luajti edhe tek West Ham United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›