Përmbyllen ankimimet në KQZ; e djathta fiton zgjedhjet
Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit Leonard Olli, KQZ bëri të ditur se deri tani janë mandatuar 53 deputetë nga 140 që ka Parlamenti i Shqipërisë. Zëdhënësi Olli gjithashtu publikoi edhe përqindjet dhe mandatet e përftuara nga koalicionet në përfundim të procesit të ankimimit.
“KQZ-ja ka bërë shpërndarjen e mandateve në qarqet e Korçës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në total deri në këto moment janë mandatuar 53 deputet ose rreth 40% e totalit të përbërjes së Kuvendit. Rezultati total për koalicion është, Aleanca e Ndryshim 46.92% dhe 70 mandate, Aleanca Socialiste për Integrim 5.53% dhe 4 mandate,m si dhe Bashkimi për Ndryshim 45,45% dhe 66 mandate”- u shpreh zëdhënësi Olli.
Zëdhënësi tha më tej, se KQZ pritet të certefikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në fund të muajit korrik. Fundi i këtij muaji, përkon edhe me mbylljen e ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor. “Përmbyllja e kësaj faze në KQZ, u krijon mundësinë të gjitha palëve që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili nga ana e vet ka në dispozicion 10 ditë për ti marrë ato në shqyrtim. Të gjitha këto element bëjnë të mundur që në fund të muajit korrik të bëhet e mundur certefikimi i rezultatit dhe nga ana e KQZ, pas përmbylljes së kërkesave ankimore edhe nga ana e Kolegjit Zgjedhor”- shtoi Olli.