Morcheeba sërish trip-hopon, edhe atë për bukuri

Diku kah mesi i nëntëdhjetave, trip-hopi ishte lëvizje e madhe në muzikë. Massive Attach, Portishead dhe Tricky bënin muzikë gati apokaliptike, ndërsa një trio britanez doli në skenë me një version krejtësisht tjetër të zhanrit të popullarizuar urban – një version më psikodelik e me tempo më të ngadalsuar, duke propozuar sonikisht që ta pini një birrë dhe të pushoni thuajse është fundi i botës Albumet e para të grupit: “Who Can You Trust?” dhe “Big Calm” u bënë klasikë të menjëhershëm, duke përkujtuar njëkohësisht edhe zëra retro edhe ato futuristike.
Këngëtarja Skye Eduards ishte me zërin e çuditshëm purpuritke për trigger hippies dhe pulëbardha grabitëse, ndërsa dy vëllezërit Paul dhe Ross Godfrey përcillnin vokalin me kitarë funk të të shtatëdhjetave dhe beatsa noaresk me turli inspirimi dub, reggae, samba, golk anglez, që së bashku të bënin Morcheebën më shiprtërore se bendet tjera në spektrin e njëjtë muzikor.
Me ardhje të shekullit të ri, trio hodhi poshtë zërin pak melankolik dhe përqafoi impulse më të hareshme duke gjetur inspirim në optmizmin e ndryshimit të shekujve. Bendi përjetoi edhe një ndryshim të papritshëm, dy vëllezërit Godfrey e përjashtuan Skye nga bendi, duke cituar ndryshim të nevojshëm të drejtimit. Për gjashtë vite me rradhë, Morcheeba ndryshoi disa vokalistë, por pak prej tyre arritën “ta rrokin” atmosferën në mënyrën që e bënte Skye.
Dy palët nuk biseduan një kohë të gjatë, edhe pse jetonin në Londër. Çdo gjë ndryshoj vjeshtën e kaluar kur Skye u takua rastësisht në rrugë me Rossin. Pas një jave ajo merr një ftesë të rikthehet në bend, dhe shumë shpejt pas këtij takimi të rastësishëm, bendi e rigjen lidhjen e vjetër.
Kimia e vjetër rishfaqet në albumin e tyre të ri “Blood Like Limonade”. Trio performon edhe më mirë se sa që kemi mundur të presim pas një pauze të gjatë.
Ross thotë se ky album ishte a ii cili fansat e dëshironin pas sukseseve të Big Calm. “Ne vetë menduam se dëshirojmë të bëjmë muzikë pak më gazmore dhe party, por me gjasë fansat tonë janë më seriozë dhe dëshirojnë zërin evokues dhe epik që ndoshta dikujt i duket depresiv”.
Befasia e verës – Morcheeba edhe në Prishtinë
Express tashmë ka lajmëruar se bendi i famshëm anglez do të performojë edhe në Prishtinë më 11 gusht.
Koncerti pritet të mbahet më 11 gusht pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në qendër të Prishtinës. Koncerti është sponsorizuar nga IPKO, që edhe më herët ka mbështetur ardhjen e yjeve të mëdha të muzikës, ndërsa i tërë koncerti përfshin edhe një performancë të yjeve kosovare Shpat Deda, Genc Salihu si dhe performuesve debutues Pischmen, DJ Agness dhe DJ Alban.
Biletat me çmim të volitshëm prej 6 eurove blihen në shitoret e IPKO’s anembanë Kosovës, si dhe në kafiteritë si Stripdepot, Tingle Tangle, Komiteti, etj. Koncerti mbahet në kuadër të një festivali të zgjeruar veror Summer Urban Festival.
Të mërkurën Express fillon edhe lojën shpërblyese gjatë të cilës do të shpërndan nga dy bileta për koncert çdo ditë.