Këngëtar dhe kompozitor

Korabi gjatë një bisede të shkurtër për Rozë, tregon se projekti i tij i ardhshëm është mbarimi i suksesshëm i magjistraturës për kompozicion.
“Projektet e mia të ardhshme janë mbarimi me sukses absolut i magjistraturës për kompozicion. Ndërsa sa i përket muzikës jam në finalizimin e shumë këngëve të reja dhe pritet që së shpejti të realizoj një koncert me vepra të mia klasike”, ka thënë ai.
Përveç këngës dhe kompozimit, ai ka thënë se këto ditë ka përfunduar provimin e fundit të vitit të dytë të magjistraturës. Korabi gjithashtu tha se ka zgjedhur muzikën skenike që të magjistrojë në Tiranë, me saktësisht ka zgjedhur baletin.
Ai është duke shkruar një balet me 3 akte të titulluar TEUTA. Ai ka thënë që i ka mbetur edhe një vit pune të arrijë titullin "MAGJISTER I MUZIKES".
Ndërsa si i përket vështirësive që çdo artist mund të hasë gjatë fillimit të karrierës së tij, për Korabin ka qenë shumë e lehtë, sepse me punë arrin çdo gjë.
“Nuk kam hasur në vështirësi që mund të kenë penguar rrugën time. Kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj, sepse e di që pa punë nuk ka rezultate“, thotë ai.
Korabi përveç që është këngëtar, po ashtu është edhe kompozitor. Se a është më e lehtë për të të kompozojë këngë për vete apo për këngëtarë të tjerë, ai tha:
“Kënga gjithmonë ngelet e kompozitorit, pa marrë parasysh se kush e këndon ose këndimi në grup, ajo ngelet e kompozitorit. E drejta autoriale e cila në Kosovë nuk ekziston, i takon kompozitorit, kështu që është e njëjtë si të kompozosh për vete ashtu edhe për të tjerët”.
Por, sa e vështirë të mbijetosh në Kosovë me muzikë?
“Është e vështirë për shkak të mosfunksionimit të asnjë ligji, sa i përket të drejtës autoriale ose lansimit nëpër media. Kjo do ta bënte një nivel më të lartë të lansimit nga mediet disa këngë të cilat nuk ia vlejnë dhe këngëtarë të cilët nuk e meritojnë nuk do të jenë më të imponueshëm para syve tanë “, thotë ai.
Këngëtari Korab Shaqiri para disa ditëve lansoi video-klipin e tij me këngën “Vera e kaluar “. Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me këtë këngë.
Ndërsa, kur është pyetur se si ka qenë vera e kaluar për Korabin, ai është përgjigjur:”Vera e kaluar ka qenë shumë e nxehtë”. Kurse kur pyetet për dashuri, ai përgjigjet. “Dashuria është diçka shumë e madhe për ta përshkruar me pak fjalë, por mund të them se dashuria është ajo e cila e lidh njeriun me shumëçka që ekziston në këtë botë”.
Ai nuk ka pranuar e as mohuar se është i dashuruar.
“Asgjë me rëndësi për mediet! Ndërsa femra ideale për Korabin do të ishe: Morali, inteligjenca dhe dashuria e madhe për punën. Kjo është për mua femra ideale”.