E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moren peng nje shtetas dy vete perfundojne ne pranga

Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy persona te cilet sipas njoftimit zyrtar akuzohen se kane keqtrajtuar nje shtetas dhe e kane futur ne bagazhin e nje automjeti. Ne deklaraten per shtyp te policise se Tiranes thuhet se rreth ores 1150 ne Sallen Operative te DPQ Tirane ka telefonuar nje qytetar i cili ka informuar se ne fshatin Feraj dy persona pasi kane keqtrajtuar nje shtetas e kane futur ate ne bagazhin e nje automjetit tip Benz 250 ngjyre e bardhe dhe po levizte ne drejtimin e Kafes se Rremes. Menjehere nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.4 Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne DPQ Tirane u bllokuan hyrje-daljet e kesaj zone.

Pas krehjes se menjehershme te zones dhe nje pune intensive rreth ores 1205 u be e mundur kapja e mjetit te dhene ne kerkim policor ku ne bagazhin e te cilit u gjend i demtuari shtetasi A. Hoxha 17 vjec. Gjithashtu ne momentin e ndalimit te mjetit u be e mundur edhe kapja ne flagrance e autoreve te cilet jane shtetasit Arben Myslim Doka 43 vjec banues ne Tirane dhe Islam Lefter Bajrami 23 vjec banues ne Tirane.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur per shkak te nje borxhi qe viktima u kishte marre dy personave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›