Morën peng për 1.3 mln euro mjekun grek, arrestohen në Bullgari
Arrestohen në Bullgari katër shqiptarët e akuzuar për pengmarrjen e një mjeku 67-vjeçar në zonën e Atikës në Greqi. Policia greke ka njoftuar dje zbardhjen e plotë të pengmarrjes, pas njoftimit të marrë nga policia bullgare për arrestimin e katër prej tyre. Policia greke tha dje se ka nisur procedura e ekstradimit drejt Greqisë të katër shqiptarëve nga 20-28 vjeç, të cilët akuzohen për pengmarrjen dhe dhunimin e mjekut të moshuar, vitin e kaluar. Mjeku 67- vjeçar grek ishte marrë peng, ndërsa ishte duke punuar kopshtin e tij, në zonën e Stamatas dhe pasi është rrëmbyer është dërguar në një lokalitet të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar për ta mbajtur në mes të pyllit. Gjatë rrëmbimit, pesë shqiptarët e lëshuan pengun dhe policia mundi ta marrë atë vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës. Një hetim i policisë greke bëri të mundur zbulimin e identitetit të pengmarrësve, të cilët kanë fluturuar drejt Shqipërisë një ditë pas lëshimit të pengut të tyre 67- vjeçar. Policia greke lëshoi menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar për ta dhe oficerë grekë erdhën në Shqipëri për t’u interesuar për arrestimin e tyre. Ata mundën të lokalizonin të dyshuarit dhe nga diktimi zbuluan se më datën 8 korrik, të dyshuarit kishin fluturuar drejt Turqisë me një çarter si turistë dhe kishin prenotuar në një hotel luksoz turk. Ata nuk u kthyen mbrapsht në Shqipëri, sikurse parashikonte dhe paketa turistike, por vazhduan udhëtimin e tyre në Stamboll, duke qëndruar në të tjera hotele luksoze. Të dyshuarit më së fundi janë arrestuar mbrëmjen e 30 korrikut në kufirin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.