E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zone e lire ekonomike per biznesin kinez" Qamil Xhani



Qeveria shqiptare eshte e gatshme per te mbeshtetur investimet e biznesit kinez ne vendin tone dhe per krijimin e nje zone te lire ekonomike. Ky qendrim i qeverise shqiptare i eshte bere i ditur, ministrit te Jashtem kinez, Yang Jiechi nga kryeministri Sali Berisha gjate takimit te zhvilluar diten e djeshme. "Duke vene ne dukje pozicionin e favorshem gjeografik te Shqiperise, Kryeministri u shpreh i gatshem te mbeshtese krijimin e nje zone te lire per investimet kineze, si dhe inkurajoi investime ne infrastrukturen portale", njofton zyra e shtypit ne lidhje me takimin. Nga ana tjeter ministri i Jashtem te Republikes Popullore te Kines Yang Jiechi ka garantuar mbeshtetjen e qeverise se tij per nxitjen e biznesit kinez per te investuar ne vendin tone. Ministri kinez, "nenvizoi se te dy vendet duhet te zhvillojne me prioritet marredheniet ekonomike dhe se qeveria kineze do te krijoje lehtesi per kompanite dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do te inkurajoje kompanite kineze me reputacion, qe te shfrytezojne potencialet qe ofron ekonomia shqiptare. Ne kete kuader, ministri Yang Jiechi u shpreh se zyrtaret midis dy vendeve duhet te studiojne te gjitha projektet e zhvillimit dhe mundesite per financimin e tyre, si dhe shprehu interes per krijimin e nje zone te lire per investimet kineze", njofton zyra e shtypit ne lidhje me qendrimin e diplomatit kinez per marredheniet ekonomike. Pjese e bisedes mes dy politikaneve ka qene dhe njohja e pavaresise se Kosoves nga Kina. Kreu i mazhorances ka theksuar se "ne te ardhmen qeveria kineze te marre ne shqyrtim njohjen e pavaresise se Kosoves si veprimi me i drejte, ne kuader te stabilitetit dhe paqes ne rajon". Nderkohe qe "Ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vemendje zhvillimet ne Kosove dhe se Kina eshte per nje zgjidhje te pershtatshme me dialog dhe ne baze te rezolutave te OKB-se. Ai gjithashtu mbeshteti dialogun midis dy vendeve". Gjate takimit eshte diskutuar dhe per bashkepunimit politik, ekonomik, kulturor dhe ne fusha te tjera me interes reciprok. Ministri kinez eshte shprehur se "qeveria kineze synon jo vetem qe te forcohet me tej miqesia tradicionale midis dy popujve, por keto marredhenie te bazohen ne nje partneritet me interes reciprok. Ai u shpreh se nisja e nje turi vizitash ne disa vende, me Shqiperine, deshmon rendesine qe qeveria kineze i jep marredhenieve midis dy vendeve". Vizita e ministrit te jashtem kinez behet ne 40 vjetorin e pranimit te Kines ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Yang Jiechi u shpreh se Shqiperia luajti nje rol te rendesishem ne kete proces duke dhene voten e saj pro.

Topalli: Marredheniet e shkelqyera politike, te perkthehen ne bashkepunim ekonomik

Po dje, ministri i Jashtem kinez Yang Jiechi u prit ne takim dhe nga kryeparlamentarja Topalli. Ajo u shpreh se kjo vizite eshte nje sinjal domethenes per konkretizimin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Kines. Topalli vleresoi dhe bashkepunimin parlamentar, qe sic tha ajo, ka pasur nje dinamike gjithnje ne rritje. Nga ana e tij, ministri kinez Yang Jiechi, e vleresoi si shume te suksesshme viziten e kryeparlamentares Topalli ne Kine, si dhe i percolli pershendetjet e kryetarit te Asamblese Kombetare Popullore te Kines kryetarit te Keshillit Konsultativ. Ai tha se bashkepunimi nderparlamentar ka nje rol te jashtezakonshem ne forcimin e bashkepunimit dy palesh. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, tha se marredheniet e shkelqyera ekonomike duhet te perkthehen edhe ne nje bashkepunim me te forte te ekonomik. Kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine qe ecuria e shkembimeve ekonomike me Kinen, nje vend lider ne ekonomine boterore, ka nje tendence pozitive qe duhet te forcohet edhe me tej. "Marredheniet e shkelqyera politike, duhet te perkthehen ne nje bashkepunim edhe me te forte ekonomik, Marreveshja e Partneritetit Strategjik e nenshkruar eshte nje baze reale per bashkepunim ashtu si marreveshjet per heqjen e taksave apo mbrojtjen e investimeve", tha Topalli. Po dje ministri i Jashtem kinez, u takua dhe me kreun e shtetit Bamir Topi, ku u diskutua mbi nivelin e marredhenieve te dy vendeve dhe per rritjen e bashkepunimit ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›