E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shisnin kokainë në Tiranë, arrestohen pas disa muajsh hetime 2 të rinj! Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e tyre

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim këtë të shtunë (24 qershor) në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë arrestuar personat me inicialet V. H., 30 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit S. T., dhe A. B.. Po ashtu është ndaluar edhe personi me inicialet R. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Aktiviteti i jashtëligjshëm i tyre u zbulua pas disa muajsh hetime, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata siguronin kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›