Mori incidentesh rrugore ne Kine vdesin 56 persona
Një mori incidentesh rrugore në Kinë, kanë marrë jetën e të paktën 56 personave, mes të cilëve 35 të rinj që udhëtonin në një autobus.
Autoritetet kineze thanë se një autobus me shpejtësi të lartë goditi një makinë në një autostradë në veri të Kinës dhe u përmbys duke hedhur pasagjerët në rrugë.
Më pas, 10 persona të tjerë humbën jetën në një aksident ku u përfshinë 24 makina, për shkak të mjegullës që kishte përfshirë provincën lindore Anhui.
Ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në provincën qendrore të Henanit, kur një kamion u përplas me një furgon.
Aksidentet kanë ndodhur të gjitha në ditën e fundit të një jave pushimi kombëtar të caktuar nga autoritetet kineze.
Studentët që udhëtonin në autobus, në qytetin-port Tinaxhin, po ktheheshin në shkollë në momentin kur ndodhi aksidenti. 19 të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që shoferi ndodhet në gjendje kome, bëjnë të ditur agjencitë kineze të lajmeve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në Kinë humbasin jetën nga aksidentet rreth 100 mijë persona, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjerë mbeten të plagosur.
Kina ka pësuar mjaft incidente rrugore muajt e fundit, më herët një aksident në metronë e Shangait shkaktoi plagosjen e më shumë se 260 pasagjerëve.