E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli i Paqes shkon për tre gra që luftuan opresionin me çdo mjet

Tre gra frymëzuese, të cilat kanë bërë fushatë për të drejta të barabarta dhe për ti dhënë fund dhunës në Liberi dhe Jemen u vlerësuan bashkërisht për çmimin Nobel për paqen. Liberiania Leymah Gbove, e cila mobilizoi gratë e tjera kundër luftës civile në vend, duke organizuar një grevë seksi, u zgjodh fituese bashkë me Presidenten e kombit të saj, Ellen Xhonson-Sirlef. E treta që mori çmimin, i cili vlen më shumë se 1.5 milionë dollarë, ishte Tauakul Karman, e cila ka bërë fushatë të palodhur për të drejtat e grave në Jemen. Përpara njoftimit zyrtar kishin qarkulluar zëra se çmimin do ta merrte themeluesi i Facebook, Mark Zukerberg, bazuar në rolin që kishte luajtur rrjeti social në organizmin e revolucionit Pranvera Arabe. Kryetari i komitetit të çmimeve, Thorbjoern Jagland, tha: Ne nuk mund të arrijmë demokraci dhe paqe afatgjatë në botë, derisa gratë të kenë të njëjtat mundësi si burrat në zhvillimet me influencë dhe nivelet e shoqërisë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, e mirëpriti gjykimin për tua dhënë grave çmimin Nobel për paqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›