E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten masat e sigurise per gjyqtaret e Krimeve te Renda

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rritur masat e sigurisë në ambjentet e kësaj gjykate, vecanërisht gjatë proceseve gjyqësore me nivel të lartë rrezikshmërie sic është procesi ndaj bandës së Durrësit, Aldo Bares, etj.

Marrë shkas nga ngjarja tragjike në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë gjyqtari Skerdulajd Konomi, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është realizuar një mbledhje lidhur me sigurinë e posacme të gjyqtarëve. Aktualisht tek krimet e rënda janë vetëm 2 gjyqtarë që kanë mbrojtje të vecantë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye sigurie.

Implemtimi i sistemit të kamerave në cdo sallë gjyqësore për të regjistruar me audio dhe me video është një gjë shumë positive për Kryetaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Etleva Deda. Të gjitha proceset do të regjistrohen dhe do të jenë online me sallën operative të inspektorëve tëMinistrisë së Drejtësisë dhe KLD-së, të cilët në cfarëdo incidenti do të mund të ndërhyjnë në kohë, por edhe mund të monitorojnë palët në gjyq. Kjo gjë sipas znj. Deda do të rrisë sigurinë e gjyqtarëve, por edhe do të shmangë korrupsionin.

Problemi i vazhdueshëm i proceseve tek krimet e rënda ka qenë zvarritja e proceseve për shkak të avokateve, problem i cili i për znj. Deda po gjen zgjidhje me ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda është ndërtuar sipas modelit europian me mbështetjen e USAID dhe të BE-së, dhe niveli i sigurisë është i lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›