E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Regjistrimi ne Maqedoni te mos politizohet

Shkup 8 tetor 2011 NOA- Komisioneri per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Evropes Tomas Hamarberg apeloi qe te mos politizohet regjistrimi i popullsise ne Maqedoni.
Shume keq kur politizohet nje pune e tille teknike sic eshte numerimi i njerezve. Kjo patjeter duhet te evitohet sidomos ne vendin sic eshte Maqedonia ku ka nje pakice te madhe dhe ku ka pasur tensione midis ketij komuniteti dhe komunitetit shumice. Sinqerisht shpresoj se bashkesia nderkombetare nuk ka nevoje te perfshihet ne kete proces sepse kjo eshte nje sprove e pjekurise se demokracise ne Maqedoni per te zhvilluar nje regjistrim pa probleme deklaroi Hamaberg ne nje interviste per gazeten maqedonase Dnevnik.
Hamaberg ka komentuar edhe regjistrimet qe po zhvillohen ne vendet e tjera te Ballkanit Perendimor por ai apeloi qe ky proces nuk duhet politizuar dhe sherben vetem operacion per regjistrimin e popullsise amviserive dhe banesave.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›