Elbasan/ AKU kontrolle ne furrat e bukes
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan është duke punuar dhe ushtruar kontrolle në zbatim të udhëzimit për ambalazhet dhe materialet në kontakt me ushqimin, konkretisht në zëvendësimin e ambalazhit të bukës nga qese plastike në ambalazh letre ose me material të padëmshëm.
Sipas drejtorit Julian Marku gjatë muajit shtator janë ushtruar kontrolle në 70 furra buke dhe në mbi 70% të njësive tregtare të bukës. Objekt i kontrolleve kanë qenë kushtet higjeno sanitare , ambalazhimi i bukës higjena personale e punonjësve masat e marra për kontrollin ndaj brejtësve.
Nga kontrollet e ushtruara është vënë re se buka në shumicën e rasteve vazhdon të ambalazhohet me qese plastike e cila nuk plotëson standartet dhe është mjaft e rrezikshme për jetën e konsumatorit pasi qesja plastike është ambalazh polietileni i formuar nga nënproduktet e naftës dhe nga riciklimi i plastikës në vedgrumbullimin e plehrave
Gjatë kontrolleve të ushtruara kjo drejtori ka bllokuar materialin plastik për ambalazh dhe ne disa raste ka asgjësuar edhe produktet e dëmshme. Kontrolle janë ushtruar edhe në pikat e tregtimit të bukës ku i është kërkuar shitësve që ta tregtojnë atë të ambalazhuar, të vendosur në rafte druri dhe të ndarë nga produktet e tjera. Si rezultat i këtyre masave mjaft furra të prodhimit dhe njësi të tregtimit janë duke praktikuar ambalazhin me letër i cili është mirepritur nga qytetarët.
Ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve janë zhvilluar takime me prodhues të bukës të cilëve ju është bërë e qartë se do te zbatohet vetem dhe se do të vazhdojnë masat ndëshkimore për ata prodhues që vazhdojnë ambalazhin me qese plastike.
Kontrollet dhe ndëshikimet për prodhues të papërgjegjshëm do të vazhdojnë në periudhën në vazhdim deri në stabilizimin e plotë të tregtimit të bukës dhe produkteve të tjera me ambalazh letre .