E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori peng nënë e bir, ekstradohet rrëmbyesi

Tiranë- Vetëm një vit mundi t’i fshihej policisë autori i identifikuar për një pengmarrje në Pogradec. Interpol Tirana ka arritur që përmes bashkëpunimit me policinë fqinje të ekstradojë nga Athina shtetasin Mihal Shkëmbi, 37-vjeç, lindur në Korçë.

Sipas burimeve të policisë, për këtë shtetas gjykata e Pogradecit, në datën 15 shtatot të vitit 2007 ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për kryerjen e veprës penale të “rrëmbim ose mbajtje peng personi në bashkëpunim”.

Nga hetimet për këtë cështje ka rezultuar se 37-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Adriatik Zenullari, dhe një person të tretë të paidentifikuar, tek agjencia e furgonave të Pogradec, kanë rrëmbyer shtetasen Th.M, së bashku me fëmijën e saj të mitur. Pas rrëmbimit ata i mbajtën të izoluar në një banesë në fshatin Drenovë të Korçës, pronë e shtetasit Mihal Shkëmbi.

“E dëmtuara së bashku me fëmijën kanë arritur të largohen më pas duke zbritur nga ballkoni me anë të një çarçafi”- thanë burimet policore. Pas ekstradimit, në aeroportin e Rinasit ai i është dorëzuar drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›