E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri 22-vjecaret e "Dhimbjes" Niada, Jonida dhe Eni

Jonida, Niada dhe Eni kanë thuajse të njëjtën moshë. Ato janë tre aktoret më të reja në serialin televiziv të së shtunës në TVSH, “Dhimbja e Dashurisë”.

Në tre rrëfimet e tyre për SH2-shin, njohim tri vajza me karaktere të ndryshme, por edhe me të përbashkëta të shumta. Kanë të tria nga një mik të ngushtë katërkëmbësh (madje Niada ka dy), nëse do të kishin 1 milionë dollarë, do të bënin të tria thuajse të njëjtat gjëra, u pëlqen gatimi i shtëpisë.

I pyetëm rreth vetes dhe rreth rolit të tyre. Kanë në fakt tre role dramatike, me një fund fatal: Jonida ka probleme me të atin, Niada vetëvritet dhe Eni përdhunohet.

Te rrëfimi i Jonidës mund të ndiqni edhe çfarë të papriturash do të ketë në serinë e sotme të telenovelës, te rrëfimi i Niadës, lexojmë ankthin e saj për një skenë krejt të pazakontë, te rrëfimi i Enit (motrës së këngëtares së njohur Elsa Lila) bën përshtypje apeli i saj për bashkëmoshatarët, për të lënë pak mënjanë kopjimin e “mitit amerikan”

1

NIADASALIASI:

“U ndjeva keq kur më futën të gjallë në arkivol”

Niada luan rolin e Almës dhe të Margaritës. Në telefilm është i njëjti person. Para se të ikte në Itali, ku ajo bëhet prostitutë, ka emrin Alma, më pas, kur kthehet nga Italia, pasi kishte ndryshuar dhe look-un, ajo vendos të ndryshojë dhe identitetin e saj, duke marrë emrin Margarita.

Është një rol që është prezent pothuajse në të gjitha seritë. Fati përfundimtar i këtij personazhi është tragjik, ajo vetëvritet. Për këtë, Niada na tregon se skena e xhirimit brenda në arkivol ka qenë pak e vështirë: “U ndjeva shumë keq për një moment kur u mbyll kapaku i arkivolit dhe makina funerale nisi të ecte. Besoj jam e vetmja që jam futur realisht e gjallë brenda një arkivoli të mbyllur dhe gjithashtu brenda një makine funeralesh”.

Skena më e vështirë për t’u xhiruar për Niadën:

“Tek Liqeni është një moment kur, 2 tutorët bashkë me mua, ndiqen nga policia. Terreni ka qenë i vështirë, unë kam pasur këpucë me taka dhe “tutorëve” u duhej të më tërhiqnin herë pas here. Më është dashur të lodhem shumë, megjithatë të punosh me Ylli Pepon është komoditet. Është i qetë, kurrë nuk të krijon ankth”.

Ç’do të donte të bënte më mirë tani që sheh telenovelën në transmetim:

“Një moment që, po të më jepej rasti do e ribëja, është momenti kur Alma takohet me psikologen, shoqen e saj Valbonën, dhe ish-të dashurin. Aty mendoj se duhet të kisha realizuar diçka më të mirë, sepse duhej të ndihej më e fuqishme diferenca mes Almës studente (pra si ka qenë para se të ikte në Itali) dhe vajzës që ka vuajtur shumë. E kam fjalën për mënyrën se si i trajtonte njerëzit para se të bëhej prostitutë dhe se si i trajtonte tashmë pas gjithë asaj që kishte hequr”

TESTI I SH2-shit

Emri yt, siç është i shkruar në certifikatë?

Niada Saliasi

Nofkë?

Sweety

Numri i qirinjve që fryve ditëlindjen e kaluar?

23

Vendbanimi?

Tiranë

Profesioni?

Aktore

Kafshët?

Snow dhe Fivo, qentë e mi

Muzika e preferuar?

Të gjitha llojet, përveç muzikës house

Produkti i importuar që konsumon më shumë?

Shampo

Vendi ku ndjeheni më mirë në Tiranë?

Në lokal

Picë apo byrek?

Asnjë nga të dyja

Sa palë këpucë keni në dollapin tuaj dhe sa palë nga ato vishni aktualisht?

Shumë dhe vesh vetëm gjysmat e tyre

Kur ishit e vogël çfarë ëndërronit të bëheshit?

Kam pasur tri dëshira: Balerinë, inspektore krimesh dhe aktore

Cili është sekreti juaj i kënaqësisë?

Përkushtimi

Pjesa më e mirë e ditës?

Nata

Sa gjuhë të huaja flisni?

Anglisht, italisht

Një fjalë që ju trazon gjendjen shpirtërore?

Po gënjen …

Sa herë e keni dhënë testin e patentës?

E kam mbaruar kursin, por nuk kam dhënë testin

Filmi i preferuar?

“Parfumi - Historia e një vrasësi”

Po lexoni ndonjë gjë tani?

“Ana me sy të gjelbër”

Parfumi i preferuar?

D & G one

Një gjë pa të cilën nuk do të mund të jetonit?

Liria

Do donit të ishit më shumë e zgjuar apo më shumë seksi?

E zgjuar. Të qenit seksi është dhuratë e natyrës

Cila është dhurata më e bukur që keni marrë ndonjëherë?

Një arush pellushi, i pagëzuar me emrin “A pe din”

Mbaroni fjalinë: Nëse do të kisha një milion dollarë…

Një pjesë do ta falja për fëmijët e braktisur dhe një pjesë tjetër për nevojat e mia.

Një mesazh për ata që kanë moshën tënde? E vetmja mënyrë për të arritur atë që dëshiron, është ta duash me gjithë shpirt. Edhe diçka tjetër: Jo drogës dhe teprimit me alkool.

2

ENI LILA:

“Do doja të isha më shumë e zgjuar sesa seksi”

Eni luan personazhin e Zanës. Në thelb të rolit të saj është marrëdhënia prind-fëmijë. Zana është fëmijë e një familje të divorcuar. Nëna është biznesmene dhe bën jetë të shthurur. Jeta që bën nëna ndikon shumë tek vajza. Zana hyn në rrugën e drogës. Edhe pse e kamur, Zana ka një jetë plot me komplikacione, adoleshenca e saj shkatërrohet përfundimisht në momentin që ajo përdhunohet.

Skena më e vështirë për t’u xhiruar për Enin:

“Pati një skenë, faktikisht, ku mu desh të bëja shumë mundim: sheshxhirimi ndodhej tek oborri i një shkolle të mesme ku, Zana, bashkë me shoqen e saj të ngushtë Fluturën, dalin të lodhura nga mësimi, dhe Zana ndez një cigare. Unë nuk e pëlqej absolutisht duhanin, por skena u përsërit disa herë dhe e vetmja cigare që duhet të pija u shumëzua për gjashtë, duke më provokuar një dhembje të fortë koke dhe marramendje. Rezultati: Skena doli mirë, dhe unë kalova një ditë në krevat”.Ç’do të donte të bënte më mirë tani që sheh telenovelën në transmetim:

“Kam parë shumë defekte dhe gabime. Por, e rëndësishmja është që gabimet të mos më dekurajojnë, por përkundrazi të më japin një shtysë për t’u pjekur dhe për t’u përmirësuar”.

TESTI I SH2-shit

Emri yt siç është i shkruar në certifikatë?

Eni LilaNofkë?

Asnjë në veçanti Numri i qirinjve që fryve ditëlindjen e fundit?

22 Vendbanimi?

Romë Profesioni?

Studente në vitin e katërt për Shkencat e Komunikimit Kafshët?

Kam një qen 5 vjeç. Nuk është qen race, por është i bukur, shumë i zgjuar dhe i ndjeshëm

Muzika e preferuar?

Dëgjoj muzikë të çdo rryme. E preferuara ime është muzika elektronike e viteve '80, e përfaqësuar përkryer nga Depeche Mode.Produkti i importuar që konsumon më shumë?

Çokollatat. Vendi ku ndjeheni më mirë në Tiranë?

Në shtëpi pranë familjarëve. Dhe lokali ku takohem darkave me shoqërinë time. Picë apo byrek?

Byrek me spinaq dhe me djathë, i gatuar nga gjyshja. Sa palë këpucë keni në dollapin tuaj dhe sa palë nga ato vishni aktualisht?

Kam rreth 20 palë këpucë, por kur afeksionohesh pas një pale, është e vështirë t’i lësh mënjanë për të veshur të tjerat! Kur ishit e vogël çfarë ëndërronit të bëheshit?

Më pëlqente shumë matematika dhe ëndërroja të punoja në NASA. (Por atje shkojnë vetëm gjenitë, kështu që..) Cili është sekreti juaj i kënaqësisë?

Varet nga ditët dhe nga momenti. Pjesa më e mirë e ditës?

Mbrëmja. Sa gjuhë të huaja flisni?

Dy; italisht, anglisht. Një fjalë që ju trazon gjendjen shpirtërore?

Një buzëqeshje ka më shumë efekt. Sa herë e keni dhënë testin e patentës?

Një herë teorinë, 2 herë praktikën. Filmi i preferuar?

“Forest Gump”. Po lexoni ndonjë gjë tani?

Jam duke lexuar "Madame Bovary", të Flaubert-it. Parfumi i preferuar?

Nuk i përdor, nuk më pëlqejnë. Një gjë pa të cilën nuk do të mund të jetonit?

Zakonisht fle shumë pak dhe kam gati gjithmonë rrathët e syve të zinj, ndaj s'do të jetoja dot pa korrektor. Do donit të ishit më shumë e zgjuar apo më shumë seksi?

E zgjuar. Cila është dhurata më e bukur që keni marrë ndonjëherë?

Nuk arrij dot ta përcaktoj, sepse është përherë një kënaqësi shumë e madhe kur merr një dhuratë. Mbaroni fjalinë: “Nëse do të kisha një milion dollarë….”

Edhe pse janë shumë, fatkeqësisht edhe ato mbarojnë. Ndaj do të përpiqesha t’i investoja. Me fitimet do t’i siguroja një jetë të qetë vetes, personave që më rrethojnë, dhe do të bëja disa bamirësi. Një mesazh për ata që kanë moshën tënde? Ta lëmë pak mënjanë “mitin amerikan”, që ka vite që e kopjojmë, pa rezultate të mira. Të jemi vetvetja. Të vlerësojmë personat që kemi afër, jo nga sa pak a sa shumë janë mirë nga ana ekonomike.

3

JONIDA VOKSHI:

“Sherri dhe shuplaka e serisë sonte në mbrëmje”

Luan rolin e Fluturës. Është gjimnaziste, vajzë e një oficeri policie, shoqe e ngushtë me Zanën (Eni Lila). Në serinë e telenovelës që transmetohet sonte në mbrëmje në TVSH, ka një moment kur Flutura zhvillon një debat shumë të ashpër me babanë e saj polic.

Babë e bijë grinden pas një fjalie të vajzës, ku ajo thotë që ndjehet keq në lokal, sepse nuk ka asnjëherë lekë mjaftueshëm në xhep, ndërsa moshatarët e saj kanë gjithmonë më tepër. Pyetjes së babait të nxehur: “E çfarë do ti që të bëj unë”, ajo i përgjigjet: “Bëhu si të tjerët”, duke nënkuptuar që edhe ai duhet të abuzojë me postin.

Tonet e debatit janë aq të forta, sa babai i Fluturës në një moment e godet atë. Duke qeshur vetë, regjisori Ylli Pepo na tregon se kjo ka qenë skenë e vështirë, pasi Jonidës i është dashur të hajë disa “shuplaka” të mira (besojmë duhet t’i kenë dhembur), kjo sepse skena është xhiruar dhe rixhiruar disa herë

Skena më e vështirë për t’u xhiruar për Jonidën:

“Nuk kemi pasur absolutisht fare probleme në xhirimet e skenave. Ndoshta kjo, edhe nga komoditeti me të cilin xhirohet me regjisorin Ylli Pepo. Një skenë e vështirë nga ana emocionale është ajo kur Flutura shkon në azil për të kthyer gjyshen në shtëpi dhe i lutet asaj me të gjitha mënyrat. Atë skenë e kam ndjerë vërtet shumë”.

Ç’do të donte të bënte më mirë tani që sheh telenovelën në transmetim:

Unë jam një kritike e tmerrshme për veten time. S’më pëlqen asnjëherë. Dhe vetëm kritika kam. Kështu që, nëse do të filloja, nuk do të dija të mbaroja (qesh).

TESTI I SH2-shit

Emri yt siç është i shkruar në certifikatë?

Jonida Vokshi

Nofkë?

S’kam

Numri i qirinjve që fryve ditëlindjen e fundit?

22

Vendbanimi?

Tiranë

Profesioni?

Ende studente

Kafshët?

Një qen që quhet Bimba dhe që e dua shumë

Muzika e preferuar?

Jazz

Produktet e importuara që konsumoni më shumë?

Janë shumë

Vendi ku ndjeheni më mirë në Tiranë?

Jane tre: Shkollë, punë dhe shtëpia mbi të gjitha

Picë apo byrek?

Byrek, por i bërë nga mami im

Sa palë këpucë keni në dollapin tuaj dhe sa palë nga ato vishni aktualisht?

Kam disa, por në përgjithësi vesh ato më praktiket.

Kur ishit e vogël çfarë ëndërronit të bëheshit?

Police (qesh). Shaka. S’e mbaj mend

Cili është sekreti juaj i kënaqësisë?

Ëmbëlsirat…

Pjesa më e mirë e ditës?

Tre vaktet e ushqimit..

Sa gjuhë të huaja flisni?

Anglisht, italisht, greqisht dhe pak spanjisht

Një fjalë që ju trazon gjendjen shpirtërore?

Vdekja…

Sa herë e keni dhënë testin e patentës?

E kam marrë me të parën

Filmi i preferuar?

“Unfaithful” (Tradhtia)

Po lexoni ndonjë gjë tani?

“Djallit i pëlqen e ëmbël”

Parfumi i preferuar?

Truth, i Calvin Clain

Një gjë pa të cilën nuk do të mund të jetonit?

Familja

Do të donit të ishit më shumë e zgjuar apo më shumë seksi?

Jam shumë e kënaqur me ç’më ka dhënë zoti, s’do të doja më tepër

Cila është dhurata më e bukur që keni marrë ndonjëherë?

Një festë surprizë për ditëlindje

Mbaroni fjalinë: Nëse do të kisha një milion dollarë…

Do të isha shumë e lumtur (qesh)

Një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë?

Meqenëse është dhe periudhe festash, s’po bëhem e keqe me ndonjë këshillë. U uroj të gjithëve gëzuar festat!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›