Jessen-Petersen: EULEX-i afron Kosovën me BE
Ish-shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se misioni i EULEX-it e afron Kosovën me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, prania e EULEX-it edhe në veri të vendit, sipas tij, do t’i ndihmojë zyrtarët e BE-së të vëzhgojnë sjelljen e Serbisë në përshtatje me marrëveshjen.
Duke iu referuar marrëveshjes 6-pikëshe mes OKB-së dhe Beogradit, ku përfshihet neutraliteti i këtij misioni Petersen tha se është e qartë se BE nuk mund të jetë neutrale, duke pasur parasysh faktin që 22 nga 27 vendet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Intervista e plotë me Soren Jessen Petersenin do të emetohet të hënën në emisionin televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës. /VoA/Telegrafi/