E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthime bombash gjatë natës

Tetë bomba të vogla artizanale shpërthyen gjatë natës së djeshme në dy lagje të Athinës duke patur si objektiv veçanërisht lokalin e partisë konservatore në pushtet dhe disa banka pa shkaktuar viktima, njoftojnë sot burime policore. Atentatet nuk janë marrë përsipër. Katër degë të bankave Bujqësore, të Përgjithshme, Citibank, banka Kombëtare e Greqisë, (BNG) pësuan dëme materiale të kufizuara në lagjen Alimos në breg të detit në jug të kryeqytetit. Një supermarket dhe një dyqan për shitjen e pajisjeve të telekomunikacionit që ishte ngjitur me dy banka të goditura nga bombat, pësuan gjithashtu dëme. Zyra lokale në Alimos e partisë në pushtet, Demokracia e Re është goditur gjithashtu. Një degë e Bankës Kombëtare të Greqisë, BNG, është dëmtuar në lagjen Kypseli në veri të Athinës. Këto atentate me bomba artizanale kanë sjellë hapjen e zjarreve që u kontrolluan shpejt nga zjarrfikësit, shtoi burimi policor. Por, dy makina udogjën nga persona të panjohur në dy lagje të kryeqytetit, në Guizi dhe Exarchia.Policia nuk njoftoi për incidente gjatë natës mes të rinjve dhe forcave të rendit në ditën e tetë të akteve të dhunës që përfshinë Greqinë pas vdekjes së një adoleshenti të vrarë nga një polic të shtunën e kaluar në Athinë. /atsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›