Morine-Merdare Berisha Rruga bashkon shqiptaret me shume se kurre ne idealin e unitetit shqiptar

Autostrada qe ndertohet eshte autostrada e se ardhmes se Kosoves. Autostrada bashkon shqiptaret me shume se kurre ne idealin e Prizrenit ne idealin e pavdekshem te grave e burrave qe derdhen lumenj gjaku per te bere Shqiperine e pavarur
Rruga bashkon shqiptaret me shume se kurre ne idealin e unitetit kombetar - ka qene komenti i Kryeministrit Sali Berisha gjate vizites se tij diten e djeshme ne ceremonine e perurimit te autostrades Morine- Merdare e cila eshte quajtur autostrada Ibrahim Rugova ne nder te ish-presidentit te Kosoves. Pervec kreut te qeverise shqiptare ne kete ceremoni moren pjese dhe Presidentja e Kosoves Atifete jahjaga Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci si dhe kongresmeni amerikan Eliot Engell. Ne fjalen e tij kreu i qeverise shqiptare theksoi se ndertimi i rrugeve eshte nje sukses i madh i te dy qeverive. Sipas tij ndertimi i rrugeve ka bere qe sot shqiptaret e Shqiperise dhe ata te Kosoves te jene me prane se kurre ndonjehere me njeri-tjetrin. Kreu i qeverise shqiptare e konsideroi autostraden Morine - Merdare e cila eshte vazhdimi i autostrades Durres - Kukes si nje rruge qe bashkon idealin dhe unitetin kombetar. Shqiptaret gezojne se bashku me ne inaugurimin ne Kosoven e lire e te pavarur te kesaj rruge madheshtore te kesaj autostrade qe bashkon shqiptaret me shume se kurre ne idealin e unitetit kombetar ne idealin e Prizrenit ne idealin e pavdekshem te grave e burrave qe sakrifikuan e derdhen lumenj gjaku ne kryengritjet e tyre te medha per te bere Shqiperine e pavarur ne idealin e atyre qe sakrifikuan e derdhen lumenj gjaku per te bere Kosoven te lire e te pavarur ne nderimin me te madh te arkitektit te Kosoves se pavarur burrit mendjendritur te kombit shqiptar prof. dr. Ibrahim Rugoves - u shpreh kreu i qeverise shqiptare ndersa theksoi se autostrada eshte e ardhmja e bashkuar e shqiptareve. Kryeministri Berisha pergezoi qeverine e Kosoves per punen e bere gjate ketyre viteve e cila sipas tij po ndjek te njejtin shembull si qeveria shqiptare me investimet ne infrastrukture. Pa rruge nuk ka zhvillim - vijoi me tej kreu i qeverise shqiptare i cili ndertimin e rrugeve moderne te cilat i plotesojne te gjitha standardet evropian i cilesoi si nje hap gjigant per te dy popujt shqiptare drejt Evropes se bashkuar. Ne me pak se tre vjet Kosova u dhuron qytetareve te saj kombit por edhe rajonit dhe Evropes ne teresi nje kryeveper te puneve publike. Dje ne Tirane nje mik imi do te me thoshte se kishte kaluar ne autostrade dhe i ishte dukur sikur ishte ne nje dhome pritjeje por ne te vertete ishte ne dhomen e se ardhmes. Autostrada qe ndertohet eshte autostrada e se ardhmes se Kosoves ndaj une dua te pershendes shume perzemersisht Kryeministrin qeverine Parlamentin forcat politike te Kosoves te gjithe per sakrificen e madhe qe bene. Ne nje kohe te veshtire angazhuan te gjitha resurset per te ndertuar rrugen me te rendesishme per Kosoven Shqiperine por absolutisht edhe korridorin me fizibel per te gjithe rajonin - tha nder te tjera kreu i qeverise Berisha. Ai e cilesoi autostraden Morine - Merdare si celesin e zhvillimit ekonomik per Kosoven. Sipas tij rruga e re do te kontribuoje ne zhvillimin ekonomik te Kosoves ndersa theksoi se kjo rruge do te jete edhe rruga e paqes dhe e stabilitetit per te gjitha vendet e rajonit. Kjo eshte nje rruge me domethenie te madhe. Ajo shenon nje agim te ri te vertete politik ekonomik social per Kosoven. Eumlshte rruga me te cilen Republika e Kosoves kontribuon per paqen stabilitetin bashkepunimin dhe integrimin rajonal. Eumlshte rruga me te cilen Republika e Kosoves investon per te ardhmen e shkelqyer evropiane te qytetareve te saj. Eumlshte rruga e zhvillimit te shpejte te Kosoves e fluksit te pashtershem te energjise se tregut te saj drejt perendimit. Eumlshte rruga e sigurise me te madhe te udhetimit te qytetareve te saj - tha Kryeministri Berisha. Me perfundimin e kesaj autostrade Kosova do te lidhet me Shqiperine portet dhe brigjet e saj me nje infrastrukture te standardeve me te larta bashkekohore qe shkurton distancat dhe kohen e levizjes. Kryeministri Berisha dhe kreret e shtetit te Kosoves prene diten e djeshme shiritin e perurimit per 38 kilometrat e pare te kesaj autostrade e cila do te jete e gjate 103 kilometra.
Berisha-Thaci Shqiperi-Kosove thellim te marredhenieve ne te gjitha fushatPas perfundimit te ceremonine se perurimit te autostrades Morine - Merdare Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha u takua ne Prizren me homologun e tij kosovar Hashim Thaci. Gjate takimit te dy kreret e qeverive biseduan per thellimin e marredhenieve ne te gjitha fushat. Kreu i qeverise shqiptare gjate bisedes ka shprehur gatishmerine e qeverise shqiptare per te ndihmuar qeverine kosovare ne te gjitha drejtimet. Ndersa ka pergezuar punen e qeverise Thaci gjate ketyre viteve si dhe e ka pergezuar per ndertimin e segmentit te pare te autostrades dhe e inkurajoi per vazhdimin me tej te punimeve duke e cilesuar kete autostrade si nje rruge e cila jo vetem bashkon shqiptaret por transformon rajonin.
Engell Demokracia po lulezon aty ku dikur nuk ekzistonteKongresmeni amerikan Eliot Engell gjate perurimit te 38 kilometrave te para te autostrades Morine - Merdare u shpreh se zhvillimi i Kosoves gjate ketyre viteve eshte duke u pare edhe ne rruge. Ai theksoi se tashme po lulezon demokracia aty ku vite me pare nuk ekzistonte. Ne nje kohe kur disa vende po i mbyllin dyert dhe kufijte e tyre Kosova po i hap ato - tha Eliot Engell. Ai siguroi me pas se perkushtimi i SHBA-se ndaj Kosoves do te vijoje edhe ne te ardhmen. Demokracia sot po lulezon aty ku dikur ajo nuk ekzistonte - perfundoi Engell.