E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rames Integrimi vjen permes reformes zgjedhore jo permes bllokimit te ligjeve

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i beri serish thirrje diten e djeshme Partise Socialiste dhe liderit te saj Edi Rama qe te heqe dore nga politikat bllokuese dhe te bashkepunoje per reformen zgjedhore. Lideri i LSI-se gjate takimeve qe pati me strukturat e kesaj force politike ne qytetin e Korces dhe me strukturat e Komunes se Kasharit kerkoi edhe nje here me shume seriozitet nga ana e PS-se per sa i perket reformes zgjedhore dhe votimit te ligjeve te cilat kane nevoje per 3/5. Ai ka theksuar se reforma zgjedhore duhet te behej qe perpara zgjedhjeve lokale te 8 majit. Sipas tij BE ne deklaratat e dhena i ka lene te qarta mesazhet ndaj palet nuk kane cte presin me por te nisin bashkepunimin. Perpjekjet per te krijuar ngerc politik artificial nuk do tia lehtesojne poziten askujt. Eumlshte koha per bashkepunim. Aktoret politike te marrin pergjegjesite pasi ne po punojme per te marre statusin ne Bashkimin Evropian - ka theksuar Meta. Gjithashtu ai ka rikujtuar edhe nje here se ne Kuvend kane mbetur pa u miratuar nje sere ligjesh te rendesishme e te domosdoshme per integrimin e vendit per te cilat duhet gjetur sa me pare rruga e dialogut. Kemi bere cdo gje per procesin e integrimit evropian. Ju e dini qe ky proces ka 2 vite qe nuk ka ecur perpara vetem per arsyen sepse nuk ka dashur kryetari i Partise Socialiste te votoje disa ligje qe jane me ekspertize evropiane. Jane ligje qe nuk kane lidhje me qeverine. Ketu behet fjale per lidhe qe ndihmojne biznesin sic eshte ligji per Gjykaten Administrative. Behet fjale per ligje qe i sherbejne te gjitheve - u shpreh Meta ndersa per sa u perket ndryshimeve kushtetuese te kerkuara nga lideri i PS-se ai i cilesoi ato absurde duke theksuar se Kushtetuta eshte nje liber i shenjte dhe nuk mund te ndryshohet sa here Rama humb zgjedhjet. Tani eksponente te Partise Socialiste thone qe kane bere gabim atehere e ndryshimet kushtetuese. Kane bere gabim atehere sepse nuk i kane dale llogarite sot. Nuk mund te ndryshohet per 2 ore nje Kushtetute qe populli e ka votuar me referendum dhe me nje procedure shume te gjate. Qe ti sherbesh integrimit evropian te vendit do te thote qe ti sherbesh stabilitetit do te thote ti sherbesh mireqenies dhe te ardhmes se te gjithe qytetareve - tha me tej Meta. Nder te tjera ai permendi edhe arritjet e koalicionit qeveritar sic jane reformat ekonomike dhe levizja e lire per shqiptaret duke theksuar se po punohet me seriozitetin me te madh qe shqiptareve tu realizohet endrra e integrimit ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›