E Diel, 1 Nëntor 2026

Morinë, kapen 320 kg kanabis, 6 të arrestuar

Droga e sekuestruar

Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe shërbimet e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Kukës kanë finalizuar operacionin e koduar Trafik, ku kanë sekuestruar një sasi prej 320 kg kanabis sativa dhe kanë arrestuar gjashtë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Janë arrestuar në flagrancë: Shkëlqim Leka, 34vjeç, Kujtim Leka, 35 vjeç, Agron Hyseni, 43 vjeç, Gerti Goxhaj, 29 vjeç, Altin Imami, 24 vjeç dhe Erjon  Hoxha, 32 vjeç, që të gjashtë banues në Tiranë.

Këta persona u kapën në pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në tentativë për të kaluar kufirin në drejtim të Kosovës. Ata kanë tentuar të largohet me automjetin e tyre por ndërhyrja në kohë e policisë ka neutralizuar tentativën. Por kam mundur të largohet një shtetas kosovar, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhet të ditura për arsye hetimi, i cili kishte kaluar pikën kufitare para ndërhyrjes së policisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion Volvo me targë TR 1784 P me drejtues Shkëlqim Lekën. Lënda ishte futur në hapësirën e tavanit.

Nga hetimet e para dyshohet se lënda narkotike vinte nga jugu i Shqipërisë dhe kishte si destinacion final trafikimin në vendet perëndimore të Evropës. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›