E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi: Do ta respektoj vendimin e gjykatës

Presidenti i ri i Egjiptit, Muhamad Morsi, bëri të ditur se do ta respektojë vendimin e një gjykate që shkeli dekretin e publikuar nga ai mbi mbledhjen e parlamentit.

Në një deklaratë për mediat, Morsi tha se do të kërkojë dialog me forcat politike dhe autoritetet e drejtësisë për të zgjidhur problemin rreth kopetencave të parlamentit.

Sipas deklaratës, Morsi do të jetë i përkushtuar për sundimin e ligjit dhe është i interesuar në “parandalimin e çfarëdo konfrontimi”.

Të dielën, Morsi urdhëroi mbledhjen e parlamentit në shpërputhje me vendimin e qershorit të një gjykate, e cila vendosi për shpërbërjen e parlamentit për shkak të zgjedhjeve jo të rregullta.

Ushtria e fiqushme egjiptiane, e cila ka udhëhequr vendin që nga rrëzimi prej pushtetit të Hosni Mubarakut 17 muaj më parë, vazhdimisht është shprehur në mbështetje të vendimit të gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›