E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, reforma shëndetësore, Senati voton sërish

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan e kontrolluar nga republikanet votoi sërisht për shfuqizimin e reformës shëndetësore të Presidentit Barak Obama. Shfuqëzimi i reformës në shëndetësi mori 244 vota pro e 185 kundër.
 

Udhëheqësja demokrate Dhomës së Përfaqësuesve, Nency Pelosi, e quajti të pallogjikshëm votimin për anulimin e reformës shëndetsore. Senati me shumicë demokrate nuk ka të ngjarë të votojë për anulimin e saj.

Reforma e kujdesit shëndetësor ëshë një nga shtyllat e administratës Obama. Ajo u garanton sigurime shëndetsore githë amerikanëve, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare apo shendetsore.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi kohët e fundit se kërkesat që çdo kush të blejë sigurim shëndetësor, përndryshe do të taksohet, është kushtetuese.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›