E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia shtrëngon masat anti-terrorizëm

Norvegjia pritet të shtrëngojë ligjet anti-terrorizëm, bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë, duke thënë se vendimi është marrë pas sulmeve të vitit të kaluar nga Anders Brejvnik, i cili vrau 77 persona.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se qeveria do të rrisë dënimin për ata të cilët planifikojnë sulme terroriste dhe atyre që veprojnë të vetëm.

Brejvnik kishte planifikuar me vite të tëra sulmin e dyfishtë-vendosjen e një bombe në ndërtesën qeveritare dhe vrasjen e dhjetëra të rinjëve në një kamp veror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›