Morsi lëshon pe

Presidenti i ri i Egjiptit, Mohammad Morsi, bëri të ditur se do ta respektojë vendimin e një gjykate që shkeli dekretin e lëshuar nga ai mbi mbledhjen e parlamentit.
Në një deklaratë për media, Morsi tha se do të kërkojë dialog me forcat politike dhe autoritetet e drejtësisë, për të zgjidhur problemin rreth fuqive të parlamentit.
Sipas deklaratës, Morsi do të jetë i përkushtuar për sundimin e ligjit dhe është i interesuar në “parandalimin e çfarëdo konfrontimi”.
Të dielën, Morsi urdhëroi mbledhjen e parlamentit, në s’përputhje me vendimin e qershorit të një gjykate, e cila vendosi për shpërbërjen e parlamentit për shkak të zgjedhjeve jo të rregullta.
Ushtria e fuqishme egjiptiane, e cila ka udhëhequr vendin që nga rrëzimi prej pushtetit të Hosni Mubarakut 17 muaj më parë, vazhdimisht është shprehur në mbështetje të vendimit të gjykatës.