Myslimanët e hebrenjtë të bashkuar -në mbrojtje të synetit

Sipas BBC, në një deklaratë të përbashkët thuhet se kjo praktikë është themelore për besimin e tyre, ndaj ata bëjnë thirrje që synetllëku të ketë mbrojtje ligjore.
Vendimi i gjykatës së Këlnit nuk aplikohet në të gjithë Gjermaninë. Vendimi është kritikuar edhe nga parlamenti i Izraelit.
Mijëra djem myslimanë e hebrenj në Gjermani bëhen synet çdo ditë.
Kjo deklaratë e pazakontë është nënshkruar nga disa grupime si Qendra Rabinikale e Europës, Parlamenti Hebre i Europës, Bashkimi Turko- Islamik i Gjermanisë, Qendra Islamike e Brukselit, etj.
Drejtuesit e këtyre organizatave takuan edhe drejtuesit e Parlamentit Europian dhe Bundestag-ut për të shprehur zemërimin e tyre për këtë vendim. Ata insistuan se parlamenti gjerman duhet të miratojë një ligj të qartë në mbrojtje të synetllëkut.
Korrespondenti i BBC thotë se qeveria gjermane është e shqetësuar për vendimin.