E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 100 të vrarë nga eksplodimi i cisternës në Nigeri

Rreth 100 vetë janë vrarë në pjesën juglindore të Nigerisë, kur një cisternë me benzinë është përplasur dhe ka filluar rrjedhja e karburantit.

Banorët e varfër të atij territori pastaj kanë filluar të mbledhin benzinë, por cisterna ka eksploduar fuqishëm, duke shkaktuar vrasjen e shumë njerëzve.

Zyrtarët thanë se katër makina ishin të involvuara në përplasjen e automjeteve në rrugë, ndërsa së paku 20 vetë ishin dërguar në spital me lëndime.

Megjithqë Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, banorët lokalë në territoret prodhuese të naftës, zakonisht jetojnë në varfëri të thellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›