E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen çisterna e naftës në Nigeri, më shumë se 100 të vrarë

Rreth 100 persona kanë gjetur vdekjen në pjesën juglindore të Nigerisë, teksa një cisternë me benzinë është përplasur dhe ka filluar rrjedhja e karburantit. Banorët e varfër të atij territori pastaj kanë filluar të mbledhin benzinë, por cisterna ka eksploduar fuqishëm, duke shkaktuar vrasjen e shumë personave.

Zyrtarët thanë se katër makina ishin të involvuara në përplasjen e automjeteve në rrugë, ndërsa së paku 20 persona ishin dërguar në spital me lëndime.

Dhe pse Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, banorët lokalë në territoret prodhuese të naftës, zakonisht jetojnë në varfëri të thellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›