E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidva: Izraeli ka helmuar Arafatin

Nipi i presidentit të ndjerë palestinez, Jaser Arafat, ka akuzuar izraelitët për vdekjen e tij dhe shtoi se ata e kanë helmuar atë me materialin radioaktiv, polonium.

“Ne akuzojmë Izraelin për vrasjen e Jaser Arafatit me substancë helmuese”, tha Naser Al Kidva, duke ju referuar poloniumit, gjurmët e së cilit u gjetën në rrobat, të cilat Arafati i kishte pasur veshur para vdekjes.

Kidva, i cili është kryetar i Fondacionit Jaser Arafat, tha se përgjegjësit për vrasjen e tij duhet të dalin para drejtësisë.

Akuzat se Arafat, i cili vdiq në nëntor të vitit 2004, është helmuar u bënë sërish aktuale në fillim të këtij muaji, pasi që kanali televiziv, Al Jazeera, publikoi rezultatet e hetimeve, gjatë së cilave është gjetur një sasi e poloniumit në gjërat personale të Arafatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›