Mos akuzoni njeri-tjetrin por zgjidhni shpejt krizen
Mos akuzoni njeri-tjetrin por zgjidhni krizen Opinioni i KE-se ishte nje thirrje per tu zgjuar. Ambasadori holandez ne Tirane Van den Dool duke uruar nga Durresi shqiptaret per liberalizimin e vizave u ka kujtuar detyrimet qe kane ndaj ketij procesi si dhe ka terhequr vemendjen ndaj opinionit negativ te KE-se per dhenien e statusit vend kandidat per ne BE. Eumlshte bukur qe shqiptaret ne mes te dhjetorit do te mund te shkojne ne vendet e zones Shengen pa viza por te gjithe duhet ta kuptojne drejt se nuk eshte mundesia per qendrime te gjata dhe jo per te marre leje qendrimi apo siguruar pune ne cilindo prej vendeve te zones tha ambasadori holandez Van den Dool. Ai u ndal te raporti i fundit i KE-se i cili e vleresoi negativisht vendin tone per fitimin e statusit kandidat ne BE. Van den Dool e vleresoi kete opinion si nje rast te humbur per Shqiperine dhe beri thirrje qe dy krahet e politikes shqiptare te mos qendrojne ne pozitat e akuzuesve ndaj njeri-tjetrit dhe te gjejne zgjidhjen e krizes politike. Shqiperia humbi nje shans dhe nuk eshte koha qe te gjenden fajtoret. Te gjitha forcat politike duhet te punojne se bashku te kene nje qendrim te perbashket ne menyre qe Shqiperia te arrije te marre statusin kandidat.