E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet barbarisht gazetari Piro Nase

Gjirokaster

Kercenohet dhe dhunohet per shkak te detyres kryetari i Unionit te Gazetareve te Gjirokastres Piro Nase. Ngjarja ka ndodhur te dielen ne oret e vona te mbremjes kur dy persona te panjohur kane ushtruar dhune fizike ndaj gazetarit ne afersi te baneses se tij ne lagjen Pazari i Vjeter ne qytetin e gurte.

Nase eshte qelluar disa here me grushte pas koke ndersa keqberesit nuk kane ngurruar ta dhunojne edhe ne pjese te ndryshme te trupit duke e lenduar.

Pasi e kane goditur dy agresoret e kane kercenuar duke i thene Tani shkruaj prape te gazeta ato qe shkruan.

Ne trupin e te demtuarit verehen shenja te qarta dhune ne pjesen e fytyres dhe poshte nofulles. Gazetari ka bere denoncim ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Unioni i Gazetareve te Gjirokastres kerkon nga organet e ligjit te identifikojne sa me pare personat qe ushtruan dhune ndaj gazetarit dhe ti vene ata perpara drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›