Mos e fyeni Stalinin!
Komunistët në Rusi kanë kërkuar një moratorium njëditorë për fyerjet dhe kritikat në adresë të diktatorit sovjetik, Jozef Stalin, në momentin kur ata kremtuan 130 vjetorin e lindjes së tij.
Përkundër faktit se është përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, Stalini ende adhurohet nga shumë rusë, të cilët kanë nostalgji për periudhën e Bashkimit Sovjetik.
Popullariteti i tij madje është shtuar kohëve të fundit, pas fushatës së mbështetur nga Kremlini për të forcuar imazhin e tij si një njëri, i cili ka udhëhequr vendin drejtë fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Do të dëshironim që diskutimet për gabimet gjatë epokës së Stalinit të heshtën, në mënyrë që njerëzit të pasqyrojnë personalitetin e Stalinit si një krijues, ideator dhe patriot”, tha zëdhënësi i komunistëve në parlamentin rus, Ivan Melnikov.
Me qindra komunistë vendosën lule në varrin e Stalinit, në Sheshin e Kuq në Moskë, ndërsa mbi 3 mijë njerëz morën pjesë në koncertin, i cili u organizua për nder të tij.
Në qytetin e tij të lindjes, Gori, që gjendet tani në Gjeorgji, me qindra ithtarë të Stalinit marshuan drejtë përmendores së tij, e cila gjendet në qendër të qytetit.