Plagoset në sheshin e xhirimit, dërgohet në spital Halle Berry
Share
Aktorja e njohur Halle Berry u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles pasi u plagos në sheshin e xhirimeve.
Mendohet se aktorja përplasi kokën në beton, ndërsa u rrëzua gjatë xhirimeve të filmit Zgjoi.
Nëna e një fëmije ishte fotografuar më herët në mëngjes në humor të mirë gjatë xhirimeve të këtij filmi.
Sheshi i xhirimit u mbyll pas kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk ka sqarime për gjendjen e saj.
Në këtë film Halle luan rolin e një operatoreje të emergjencave 911, që merr një telefonatë nga një adoleshente, që është rrëmbyer dhe është futur në bagazhin e një makine. Të dyja punojnë së bashku për të gjurmuar vrasësin.
Nuk është hera e parë që Halle Berry është plagosur duke filmuar.
Në vitin 2011 ajo theu këmbën ndërsa xhironte në Spanjë.




