E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re myslimanet Rama po na genjen

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Pergjithshem te KMSH-se komuniteti u shpreh edhe kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare

Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte shprehur sot e pasigurte per premtimin e kryebashkiakut Rama per ndertimin e xhamise se re ne kryeqytet teksa nje sere procedurash nuk jane realizuar duke iu frikesuar keshtu nje premtimi bosh. Gjithashtu KMSH kerkoi edhe moszhvillimin e regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare te cilin e cilesoi te rrezikshem.

Kunder bashkise

Duke marre ne konsiderate interesimin e vazhdueshem te besimtareve ne lidhje me ndertimin e xhamise se re Keshilli i Pergjithshem e vlereson mese te nevojshme informimin e besimtareve qytetareve myslimane dhe te mbare opinionit publik se Keshilli i Pergjithshem i KMSH ka mirepritur nismen e vonuar per ndertimin e xhamise se re ne Tirane qe ne fillimin e saj por ne arritjen e ketij objektivi Keshilli i Pergjithshem konstaton mjaft pasiguri derisa nuk eshte zgjidhur leja e sheshit te ndertimit dhe shpronesimi i siperfaqes se truallit qe nuk eshte ne pronesi te Komunitetit Mysliman te Shqiperise si dhe paqartesi te tjera. ndash shprehet me ane te nje deklarate per shtyp te shperndare dje per mediat Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman te Shqiperise.

Komuniteti Mysliman i Shqiperise e cilesoi xhamine e re qe planifikohet te ndertohet ne kryeqytetin e vendit si nje nevoje me se emergjente dhe nje e drejte e pakontestueshme e padiskutueshme e besimtareve myslimane te Tiranes dhe gjithe Shqiperise.

Kunder regjistrimit

Nderkaq po dje Komuniteti Mysliman i Shqiperise shprehu rezervat e saj edhe per sa i perket regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Sipas njoftimit te shperndare per mediat Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman te Shqiperise e vlereson vetedeklarimin e etnise dhe fese si nje problem qe nuk i sherben integritetit dhe stabilitetit ne vend.

Persa i perket regjistrimit te popullsise Keshilli i pergjithshem i KMSH gjykon se regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare nuk i sherben integritetit dhe stabilitetit social dhe politik ne Shqiperi. Kete qendrim Komuniteti Mysliman i Shqiperise e ka shprehur edhe ne takimet e zhvilluara me heret. Per kete arsye i bejme thirrje organeve kompetente qe ne formularin e regjistrimit te popullsise te hiqen pikat e vete-deklarimit te etnise dhe fese. ndash u shpreh Komuniteti Mysliman i Shqiperise.

Nderkaq po dje KMSH u shpreh ne krah te popujve te Japonise Afrikes se Veriut dhe Gjirit Persik qe po kalojne caste te veshtira keto kohe.

Myslimanet e Shqiperise nen driten e shembullit te Meshires se Boterave profetit Muhammed paqja qofte mbi te dhe si qenie te barabarta perpara Zotit te Gjithmeshirshem shprehin dhe ndajne dhimbjen me popullin japonez dhe i drejtohen me lutje KRIJUESIT per qetesimin e zemrave te tyre si dhe bashkohen me lutjet e te gjithe besimtareve qe ne vendet e Veriut te Afrikes dhe ato te Gjirit Persik te kthehet stabiliteti te sundoje paqja dhe shteti i se drejtes ku te respektohen lirite dhe te drejtat themeltare te njeriut. ndash nenvizohet ne deklaraten e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›