E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha - Rama polarizem mediatik

Rreth 10 vite me pare u realizua nje perballje mediatike midis dy figurave te fuqishme asokohe perfaqesues te kraheve politike qe synonin kryeqendren e Shqiperise. Ishte nje perballje shume e ashper me shume impakt mediatik pasi ne ate perballje dolen edhe disa fakte qe vite me pas u perdoren apo u shfrytezuan nga njera pale per te goditur palen tjeter. Ky ishte debati i vetem i dy kandidateve per bashkine e Tiranes Rama-Mustafarai. Me pas u forcua nje figure politike duke fituar zgjedhjet por u rrenua nje koncept i rendesishem demokratik. Kurre nuk mundem te shihnim mediatikisht nje perballje balle per balle aty per aty sy per sy ide pe ide projekt per projekt qofte edhe demagogji per demagogji.

Ngrihet pyetja se perse ajo praktike e nisur edhe ne Shqiperi u nderpre per te mos u nisur me kurre U perjetua keq U perceptua si paaftesi perballjeje mediatike Kete nuk do mund ta percaktonim sakte. Por tashme jemi krejt te sigurt qe media u trajtua si nje strategji per protagonizem mediatik dhe politik me nje perpunim te elementeve deri ne detaj.

Protagonizmi politik eshte sindroma se ciles amerikanet i frikesohen me se shumti. Per kete kane percaktuar nje ligj ne menyre qe te minimizojne deri ne kufijte e mandatit te zgjedhur pikerisht tentativen per protagonizem politik. Pas mandatit presidencial nuk mbetet asnje shans protagonizmi apo shfrytezimi lidhjesh ekonomiko-politike. Mbetesh nje njeri i thjeshte qe nuk perben ndonje turp ne Amerike. Permbysjet e figurave ne kah vertikal lart-poshte ndodhin ne kohe rekord. Zgjidhesh nga partia perballesh me pretendentin fiton zgjedhjet dhe me mbarimin e mandatit largohesh. Por te mbetemi tek perballja televizive.

Perse Amerika i qendron me skepticizem kesaj tradite Perballja televizive e kandidateve eshte forma me e drejtperdrejte per te minimizuar efektin e polarizimit te tejskajshem te paleve dhe e perpunimit te njeanshem te informacionit. Eumlshte menyra me efikase per ti bere autopsine informacionit duke shmangur dizinformimin ekstraktizmin fenomeni me i perhapur per te manipuluar informacionin dhe fragmentarizmin e informacionit.

Ajo qe konsiderohet vendimtare dhe kulmuese ne boten amerikane eshte kryesisht perballja ne televizion. Megjithese edhe radion ne Amerike e konsiderojne nje mjet shume te rendesishem informimi ku cdo te merkure presidenti komunikon me publikun perseri publiku amerikan e jep verdiktin perfundimtar pasi ndjek me shume vemendje perballjen ne televizion.

Cfare ndodhi mes pretendentit per president te asaj kohe Xhon Kenedy dhe rivalit te tijhellip. Ne perballjen radiofonike rivali i Kenedit fitoi nje perqindje me te madhe ne sondazhe. Analistet dhe publiku e vleresuan rivalin per nje pergatitje me te mire ide dhe programe me te qarta sesa Kenedi. Situata u permbys krejt pas dalje ne televizion. Rivali i Kenedit ishte nervoz dhe nuk arrinte as ta fshihte. Ai skuqej dridhej djersinte dhe per kete fshinte shpesh ballin apo duart. Kenedi u shfaq i qete duke krijuar besim tek publiku. Tashme e dime se si rrodhen ngjarjet ne ate perballje dhe kush doli fitues per te qene president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Publiku amerikan nuk zgjodhi vetem me te fortin intelektualisht dhe psiqikisht por edhe psikologjikisht.

Amerika e ka te percaktuar me ligj ku dy figurat do te qendrojne ne nje perballje mediatike te drejtperdrejte. Italia ka vendosur me ligj par kondicio-n kohe e barabarte per te gjitha palet konkuruese. Perballjen direkte e praktikon edhe Anglia. Edhe ne perballjen e fundit midis ish-kryeministrit Broen dhe pretendenteve Cameroon e Clegg i pari u duk i vjeteruar. Keto ballafaqime televizive mund te sjellin permbysje te tipit nje laburist qe shfaqet me konservator se konservatoret dhe vete konservatoret elastike sidomos ne politikat ekonomike ku publiku anglez ishte mjaft i ndjeshem. Te djathte te cilet deri dje jane konsideruar konservatore qe kundershtonin levizjet sociale te quajtur individualiste te djathtet i referohen individit ku ne kompeticion te mund te fitoje me i miri ndersa te majtet kane pike referimi grupin me problemet dhe interesat e perbashketa u shfaqen ne keto perballje televizive me nje politike te hapur ndaj kraheve kundershtare politike duke qene bashkepunues me ta.

Perse sot bota demokratike e synon kete perballje te menjehershme ne te njejtin vend ne te njejten kohe me te njejtin gazetar Perballja eshte edhe e tipit shoe-mediatik ku kerkohet jo vetem nje pergatitje shume serioze jo vetem nje program i qarte jo vetem nje avokat i zoti per te mbrojtur keto ide dhe projekte jo vetem inteligjence dhe intelekt shume i zhvilluar por edhe nje force psikologjike force dominuese dhe bindese ndaj publikut qe te ndjek dhe eshte shume skeptik pertej ekranit. Ai eshte i gatshem te te penalizoje te te gjykoje te te paragjykoje edhe per nje tik nervor krejt te parendesishem. Publiku pertej ekranit te vlereson nga tipi i prerjes se flokut nga kombinimi modern apo deacutemodeacute i kostumit me kemishen apo corapet deri tek xhestikulatura apo body language gjuha e trupit. Ne te gjithe keto elemente individi duhet te jete ne nivelin 100 qe pothuaj eshte nje mision i pamundur. Jo te gjithe e perballojne kete presion mediatik. Se fundi kemi kandidaten per zevendes presidente ne zgjedhjet e fundit ne Amerike Sara Palin per te cilen u degjuan zera per nje krize nervore. Ajo nuk po perballonte dot presionin e teksteve te gjata qe duhej ti thoshte permendesh paraqitjen perfekt ne cdo aspekt qe mund te shnderrohet edhe ne depresion. Ky duhet te jete politikani sot gati jashtetokesor per nga perfeksionimi i ri energjik karizmatik i qete orator-bindes.

Por ne SHBA ka nje vecanti nee figuren e njeshit te shtetit. Ate e vezhgojne deri ne detajin me te vogel duke pretenduar prej tij te jete gati nje gjeni ashtu edhe e hedh poshte pasi atij i mbaron mandati me nje indiferentizem dhe mungese te plote vemendje. Ata kane nje ligj shume te forte qe e kane imponuar tashme. Presidenti nuk eshte kryetar partie duke i dhene frymemarrje politikes amerikane. Kjo eshte nje cilesi te rralle qe Europa nuk po e fiton dot. Figurat politike riciklohen shume shpejt. Hyjne dhe dalin nga loja edhe presidentet me te suksesshem qe vertet mund ta kene ngritur Ameriken ne potencen e globit. Amerika praktikoi teorine e sovranit vetem brenda mandateve presidenciale. Ata kuptuan si komb demin qe shkakton pikerisht protagonizmi politik.

Krejt e kundert eshte situata ne Shqiperi ku disa figura zhvillojne fort protagonizmin. Kete gabim ka bere kreu socialist. Ai i eshte shmangur cdo perballjeje apo dalje televizive dyshe per te realizuar nje protagonizem qe eshte i dukshem ne media dhe padyshim ne politike. Kushtezimet elektorale te vena deri tani nga kreu i majte shfaqin pikerisht kete tendence te nje protagonizmi politik Une jam kyci i krizes dhe i zgjidhjes.

Deri ne ate periudhe pati nje tentative te vaket te ish-kryeministrit socialist Fatos Nano qe te kishte disa media pas vetes por jo nje strategji te sakte dhe efikase. Kjo media-objektiv filloi me ardhjen e kreut te pushtetit lokal Edi Rames. Po te vezhgosh me vemendje ciklin e pushtetit zakonisht pas marrjes se saj rishperndahen te ardhurat materiale per te forcuar anen ekonomike duke kaluar me pas ne forcimin e medias. Rama duke e ditur forcen aktuale te medias e permbysi kete rregull te pashkruar duke investuar menjehere ne media. Ai e perdori sigurisht pushtetin per ta lidhur edhe me median ne menyre te drejtperdrejte dhe te menjehershme.

Por si Firmave qe kishin nje media dhe impakt nepermjet saj iu dha tendera te konsiderueshem. Jane fakte te pamohueshme se si gjysmat e tenderave ne rruget e Tiranes i ka marre nje firme e cila konkurron ne tregun mediatik. Mirepo gjate rruges nuk funksionoi plani A pasi firma ne fjale nuk po investonte fort ne media dhe vertet kjo firme mbeti nje hibrid ne media dhe nuk arriti te zhvillohet per te dale fort ne treg. Atehere Rama perdori planin B dhe futi ne rrjeten e tij favorizuese ate media qe e kishte psikologjine e protagonizmit dhe e kishte koshiencen e duhur qe duhet derdhur nje shume e konsiderueshme per tia arritur ketij protagonizmi dhe ne fakt kjo media u be nga me te fuqishmet ne treg ne nje kohe rekord.

Ne kete media pretendenti per kolltukun e Tiranes filloi nje emision ku te shfaqej perseri protagonizmi i tij ne nje komunikim individual me publikun duke prishur keshtu Par kondicion barazine. Ne fakt pati nje nderhyrje te KKRT-se se atehershme duke e nderprere kete emision ne menyre te menjehershme pasi shkelej nje ligj.

Me kete protagonizem i trajtoi qe ne ate kohe e deri sot te gjitha fushatat elektorale duke mos pranuar me kurre te dale perballe sfidantit te tij. Gjithmone e shohim ne media te vetem ku e ka me te lehte me sa duket qe te manovroje analistet me nje arrogance apo tentative per te imponuar mendimin ndryshe. Rezultati Prej 10 vitesh kemi humbur traditen e perballjes zgjedhore. Kemi arritur ne nje polarizim te tejskajshem te politikes qe ka reflektuar direkt ne media ndaj te gjithe pyesin edhe ambasadoret e huaj A do te kete nje debat Basha-Rama

Ajo qe sot konsiderohet si nje mission impossible eshte pikerisht perafrimi i polarizimit nepermjet nje perballje te drejtperdrejte. Perse duket nje mision gati i pamundur Ne Shqiperi kemi nje situate kritike ku polarizimi ka prekur jo vetem politiken median por ka cikur edhe gezimin apo festat.

Ne qofte se kerkojme protagonizem edhe ne festa per te treguar kush eshte me i forti kush eshte me karizmatiku kush ka elektorat me shume atehere polarizimi eshte ekstremisht i rrezikshem.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›