Mos nderhyni ne zgjedhje
Perfaqesuesi Special i Bashkimit Europian ne Kosove Pieter Feith u ka kerkuar te shtunen aktereve politike ne vend qe ne diten e zgjedhjeve me 12 dhjetor te qendrojne larg vendvotimeve ne menyre qe te lejohen qytetaret te votojne lirshem.
Perfaqesuesi me i larte europian ne vend gjate nje vizite ne Prizren bashke me raportuesen e BE146se per Kosoven Ulrike Lunacek ka kujtuar edhe deklaratat me permbajtje te njejte te Ambasadorit amerikan ne Kosove Christopher Dell te merkuren qe shkoi.
147Eshte shume me rendesi qe keto zgjedhje te pergjithshme te kalojne ne kushte vertet te lira dhe demokratike qe i gjithe procesi te jete sipas standardeve me te larta nderkombetare. Dhe dua te perseris ate qe ka thene zoteri Dell Ne diten e zgjedhjeve politikanet duhet te qendrojne larg vendvotimeve t146u lene qytetareve te votojne lirshem per preferencat e tyre politike148 ka thene Feith.
Ai po ashtu ka thene se eshte kunder gjuhes se ashper ne fushate dhe se po ashtu nuk i pelqen kur politikanet nuk mbajne premtimet qe i japin ne fushate.
147Jam kunder gjuhes se ashper ne zgjedhje dhe kunder premtimeve te parealizueshme148 ka thene ai.
Eurodeputetja Ulrike Lunacek e cila po qendron ne Kosove ka bere thirrje po ashtu qe partite politike ne vend te kujdesen qe zgjedhjet te jene te lira dhe demokratike.
147Eshte nje kod i miresjelljes qe e kane nenshkruar te gjitha partite politike. Dhe une e di se eshte detyre e mediave dhe e shoqerise civile qe te shikojne deri ne imtesi se si e respektojne partite politike kete kod te miresjelljes ku perfshihen vezhgimi i mjeteve te tyre financiare dhe gjera tjera148 ka thene Lunacek.
Ajo ka bere me dije se diten e zgjedhjeve do te jete ne Kosove me nje mision monitorues te Parlamentit Europian per te monitoruar mbarevajtjen e tyre. Gjate javes edhe Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ka kerkuar nga te gjithe politikanet qe te qendrojne larg vendvotimeve.
147Nuk ndiej kenaqesi kur shoh pranine e njerezve te institucioneve neper vendet e votimit pasi qe aty krijohen probleme148 kishte thene Dell.
Kerkesat e Feith kane ardhur pak dite pas nisjes se fushates zgjedhore per zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Ulrike Lunacek nderkaq gjate qendrimit ne Prizren ka gjetur fjale te mira per kete qytet ku ka bere komente pozitive edhe rreth procesit te liberalizimit te vizave. Lunacek ka thene se po te pyetej ajo Kosova do t146i kishte hyre tashme ketij procesi. Lunacek ka thene se vendimi per liberalizimin merret nga institucionet evropian disa prej te cilave ende konsiderojne se Kosova ende nuk i ka plotesuar kushtet.