Shqiptaret festojne 28 Nentorin
Ne menyra te ndryshme shqiptaret kudo qe ndodhen gjate dites se sotme festojne 98 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Te veshura me ngjyrat kuq e zi te flamurit kombetar qendrat me te medha shqiptare Tirana Prishtina e Shkupi do te kene aktivitete me te shumta per te shenuar 28 Nentorin - Diten e Flamurit.
Me rastin e kesaj dite te madhe jane planifikuar nje sere aktivitetesh ndersa epiqendra e festimit pritet te jete edhe qyteti i Vlores aty ku me 28 nentor te vitit 1912 patriotet shqiptare nen udheheqjen e Ismail Qemalit e ngriten flamurin e pavaresise.
Pas lufterave te gjata tash e 98- vjet me pare delegate nga e gjithe Shqiperia arriten ne Vlore ku edhe shpallen pavaresine ne diten qe ne historine shqiptare njihet si Dita e Flamurit.
Festa e Flamurit qe i bashkon shqiptaret pavaresisht vendosjes se kufijve artificial dhe ndarjes se tyre ne shume shtete tani festohet thuajse me nje fryme te njejte kudo ku jetojne e punojne shqiptaret.
Aktivitete te perbashketa per te shenuar diten e pavaresise kombetare shqiptare k organizojne edhe rrjete rinore nga Tirana Prishtina e Shkupi.
Qysh ne mengjesit e 28 Nentorit Rrjeti i Organizatave Shqiptare ne Prishtine e ka stolisur kryeqytetin e Kosoves me flamuj kombetar ndersa ne mbremje do te mbahet edhe nje koncert me i madh me rock grupet shqiptare 147Rock per bashkim148.